Stresi: Si më bllokoi Drejtoria e Policisë klipin +18, kjo botë është e pisët ndaj duhet me kap…

Me një nga reperat më të famshëm të momentit, i cili kryeson toplistat me hit-in “Loco”, së fundi është komentuar pasi iu bllokua klipi i ri +18, ku shprehte revoltën e tij ndaj githçkaje që nuk shkon si duhet në këtë vend. Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, gjatë një takimi virtual në livestream me gazetaren Klodilda Harka, ka rrëfyer shumë sekrete nga jeta e tij…

Në klipet e tua del me një ushtri shokësh që të fusin frikën ndonjëherë, por dhe të jep ndjesinë se mund të jesh i mbrojtur. Na trego ç’ndodhi me klipin e fundit me titull “Kush k… .je ti”. Pse u bllokua në Youtube?

Ishte hera e parë që kam pasur një lloj suksesi me subscribe dhe like në youtube me këtë klip. Kam nxjerrë këngën “Loco”, që është hit për momentin dhe në toplista e kudo, e nuk e kishte marrë atë shikueshmëri për aq pak kohë. Mirëpo kjo këngë u raportua edhe nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, që ndërhyri dhe e bllokoi…

Për ç’arsye u bllokua?

Arsyeja ishte sepse kishin bërë shumë reporte, ku komentonin se është shumë kriminale si këngë, ka violencë, ka fjalor të keq. Mirëpo shqiptarët faktikisht dëgjojnë Niki Minaj, që ka tekstet më skandaloze në historinë e muzikës, ndërsa tekstet tona nuk i pëlqejnë në shqip. Pra duan t’i dëgjojnë në anglisht tekste të tilla, të vështira. Gjithsesi s’është problem, pasi kënga është hit. Mund ta dëgjojnë vetëm njerëzit që janë +18, e që ka account në youtube.

Mund të themi se “xhelozët e estradës” kanë bërë shumë reporte për këtë këngë. Mund ta vendosësh gishtin mbi ndonjë emër të veçantë të shoëbiz-it?

Jo, nuk kam përmendur estradën, por mund të kem thënë që “njerëz që s’e kanë dashur suksesin tim me këtë këngë”, i kanë bërë reporte. Dhe u pa, sepse ishte vrull shumë i madh i asaj kënge.

Sa klikime ka marrë ky klip deri në momentin që po flasim?

Mbi 1 milonë klikime me account të bllokuar. Që do të thotë se po të ishte e zhbllokuar si këngë i binte të kishte kapur deri tani 3-4 milionë klikime.

Tingëllon si këngë me shumë revoltë, ku ti u nxjerr inatin të gjithëve madje edhe femrave nëpërmjet vargjeve të saj. Pse gjithë ky mllef?

Është këngë që me të vërtetë ka realitet, në kuptimin e fjalës që e kam pasur në sirtar si projekt, derisa erdhi momenti për ta publikuar. Është temë që sjell momentin kur frymëzohen djemtë dhe janë pak me nerva, e thonë: “Kush rakin je ti!”, sepse gjithmonë tregoj të vërtetën në këngët e mia. Pastaj për pjesën e grave them: “U ktheva në rap se na mbytën gratë”, duke qenë se deri tani, më shumë po shohim këngëtaret rap artiste femra në treg, sesa meshkujt.

Komentojmë pak reperet femra, si të duken ty ato? Mund të veçoje ndonjë emër që vërtet të pëlqen dhe ndonjë emër që mendon se nuk bën fare për këtë punë?

Ajo dihet që përveç Taynës s’ka tjetër, sepse ajo s’ka konkurrencë. Flas si publik, pra po futem në rangun e publikut për të dhënë këtë opinion. Se unë s’kam konkurrencë për vete, nuk njoh asnjë tjetër sipër vetes.

Ke menduar të bëni ndonjë duet bashkë?

Jo, unë s’mendoj asnjëherë duete me askënd, ata vijnë rastësisht. Në momente të veçuara, varet se si vijnë, sepse kurrë s’i mendoj bashkëpunimet.

Ke marrë ndonjë mesazh kërcënues për klipin e fundit, sepse u bie në kokë si të thuash si individëve ashtu dhe fenomeneve?

Po, kam marrë një mesazh kërcënues në thonjza nga dikush. Ma kishte shkruar në formë shakaje që s’i ka mundësi që, në 3 mijë komente nuk ke asnjë koment negativ?! “O idiot!” thoshte. Unë kur hapa komentin thashë çne ky që më shkruan “idiot”?! Por e kishte thënë në kuptimin që si ka mundësi që në 3 mijë komente janë të gjitha pozitive. Kjo ndodhi pasi aty vlerësohet mënyra si unë kam e kënduar atë këngë, sa bukur e këndoj, dhe se realiteti mbetet realitet.

Të themi të vërtetën ajo këngë është e duhura për momentet kur je ndonjëherë i acaruar dhe mund të shfrysh dufin duke e vendosur në makinë me volum në maksimum…

(Qesh) Unë para se ta publikoja këngën, deklarova duke thënë: “Mos u ingranoni në makina, se ajo të bën të shtosh shumë shpejtësinë…

Po, të çon drejt një shpejtësie ekstreme dhe mund të përfundosh duke bërë aksident. Do mbash përgjegjësi apo jo?

Jo, jo s’mbaj përgjegjësi. (Qesh)

Ku ndodhesh aty në momentin që po bëjmë këtë intervistë?

Në lagjen time, ku po pikturoj. Kemi bërë look-un e ri të lagjes, sepse ne po xhirojmë këngën që dua ta publikoj për ditëlindjen time, më 15 qershor. I kemi fshirë të gjitha grafitet ekzistuese në mure, dhe tani po bëjmë të reja. Këtu jam unë “Bad boys for life”, lagjja, pallatet… Jemi duke e përfunduar që ta kemi gati për klipin. Grafitet janë bërë nga një djalë nga Durrësi, “Çekrezi artwork”. E falenderoj që ka shprehur mendimin e vet, ndërsa tha: “Dua të pikturoj diçka në lagjen tënde”, dhe ne e mirëpritëm. Nuk e kemi lënë të shkojë në Durrës, po fle tek ne deri sa ta mbarojë. Kemi dy ditë që punojmë, dhe po e pikturojmë gjithçka me penel,

Pra e ke privatizuar lagjen në një farë mënyre?

Lagjja jonë është e të gjithë çunave që vijnë këtu. Është lagje private, pasi nuk kemi lidhje me rrugën jashtë, sepse është një vend ku hyjnë makinat dhe s’dilet më, ka vetëm një hyrje. Mirëpo kështu siç e kemi bërë ne, u pëlqen edhe komshijve, sepse askush nuk ka ardhur të vërë dorë për të bërë diçka të bukur këtu, dhe gjithmonë na kanë ardhur idetë dhe e kemi bërë me shpenzimet tona.

Kalojmë pak tek kënga “Loco” që ka atmosferë dhe shumë adrenalinë . Mund ta transformojmë vargun:“Erdhi e shtuna, ja ku jam me këta çuna, të gjitha femrat i zuna”, me “erdhi e shtuna, ja ku jam me këta çuna, të gjithë ndjekësit i zuna”, se shohim që ka shumë fansa që po na ndjekin dhe komentojmë. Si lindi kjo fabul?

Këngën “Loco” unë e kam mbaruar realisht për gjysmë ore. Edhe momentin që e përfundova, teksti më erdhi se si mund të jem unë një “Loco”. E ndërtova tekstin duke kritikuar repin, kur them “Shife çfarë bone, ky rep ka zakone”. Por dua të theksoj se repin e kritikoj në çdo tekst kënge.

Në ç’moment të ditës apo natës i shkruan tekstet, dhe ç’të frymëzon më shumë për të bërë një këngë të caktuar?

Unë që nga fillimi i karrierës dhe deri në këto momente që po flasim, 101 për qind të teksteve i shkruaj vetë në çdo moment të ditës e natës, pra s’kam orar të caktuar. Çfarë më frymëzon? Realiteti shqiptar, shoqëria e keqe. Për shembull kënga e rradhës është një krijim që mezi po pres ta publikoj! Gjithmonë flas për çfarë ne kemi përjetuar, për pabesitë, tradhtitë, njerëzit servilë, pra për çdo gjë që e prekim dhe e jetojmë çdo ditë.

Shumë shokë rreth teje në skenat e klipit “Loco”. Ke kaq shumë shokë në jetë reale?

Aty mund të jemi 5 -6 djem të labelit tonë, ndërsa të tjerët shprehën dëshirën për t’u bërë pjesë dhe ne i morëm në klip. Në jetë? Jooo, ata janë shumë pak.

Pse, apo sa më shumë i famshëm të bëhesh aq më pak është mundësia për të pasur shokë të vërtetë rreth vetes?

Jo, që nga fillimi i karrierës kështu ka qenë. Unë po bëj 12 vjet që jam në tregun e muzikës, dhe kam po 12 vjet që jam shoqëruar me të njëjtët miq. Nuk është se ka ndryshuar rrethi shoqëror duke hyrë një i ri në rrethin tone. Jemi të njëjtët.

Cilët janë shokët e tu besnikë në muzikë?

Tani nuk mund të bëj këtë deklaratë, sepse realisht dihet kush jemi shokë të ngushtë në kontekstin tonë të “bad boys-ve”, pra e di e gjithë Shqipëria se kush jemi ne shokët e ngushtë. Por është diçka interesante se vetëm unë këndoj nga gjithë këta djem. “Bad Boys” jemi të gjithë, por mund të konsiderohemi djem të prapë, jo të këqij. Në gjithë historinë e muzikës sime unë s’kam marrë pjesë në asnjë grup, por mund të kem qenë aleat i një grupi se me ata mund të më ketë ecur biseda. Pors’kam pranuar kurrë të jem pjesë e një grupi

Pyet një nga ndjekësit: “Do e bëjë Stresi një bashkëpunim me Mozzik”?

Për Mozzikun kam respekt, komunikojmë shpesh. Bëjmë urimet tona për familjet e këngët e reja, pyesim njëri-tjetrin si po shkojnë punët, pra kam komunikim shumë të mirë, si dhe me Getinjon. Siç e thashë bashkëpunimet vijnë rastësisht, nuk bëj kurrë plane.

Mendon se ka më shumë sukses një duet me artist femër apo mashkull?

Nuk ka të bëjë, mendoj se ka artistë shumë Big e me të dyja palët do të ishte mirë, pa marrë parasysh nëse është femër apo mashkull. Mjafton të jetë kënga e bukur, e të pëlqehet nga publiku,dhe çdo gjë shkon mirë.

NJë pyetje për mamin. I ke dedikuar një këngë shumë të bukur, me e ndjera që mund t’i dhurojë djali nënës që e do shumë. Po babait ke plan t’i bësh këngë dhe ç’marrëdhënie keni bashkë?

Babin do e bëj tatuazh, jo këngë. E kam shumë shok, pra marrëdhënie si me shokët e lagjes kam dhe me babin.

Veçantia jote është gjuha frënge që e përdor tek këngët e tua. Është e vërtetë që frëngjishtja të lidhi më shumë me Keisin, e cila po ashtu e flet këtë gjuhë sepse ndjek studimet në Kanada?

Unë frëngjishten e flas prej kohësh, sepse kam qenë rezident në Belgjikë prej vitit 1999 deri në 2008-ën, dhe atje e kam mësuar në shkollë, pavarësisht se vija shpesh në Shqipëri, derisa vendosa të qënroja këtu. Sa për pyetjen; Jo, nuk lidhen njerëzit nga gjuha. (Qesh)

Nëpërmjet gjuhës së dashurisë po…

Jo, për mua s’është se jemi lidhur nga gjuha me Keisin.

Meqë jemi tek Keisi. Si vazhdon historia me të…

Që t’i bjemë shkurt… Jemi më mirë se kurrë.

E keni ende në plan ceremoninë e dasmës?

Po, por do t’i vijë momenti dhe atij momenti. Kaq mund të them për këtë temë.

Mund të themi se klipi “Zemrën maje”, ku shfaqeshe i vetëm në Itali i dedikohej Keisit?

Po. 100 për qind.

Na thuaj pak pse të pëlqen kaq shumë ajo vajzë?

Nga eksperienca ime me çfarë kam kaluar e me ç’kam parë në jetë si në Shqipëri, Europë, Azi, e kudo në botë, pra me ndodhitë e jetës unë nuk kam parë akoma një si ajo. Dhe prandaj e vlerësoj.

Ndërkohë të kemi parë një foto ku uroje mamin e Marina dhe Luana Vjollcës. Çfarë të lidh me familjen e tyre?

Teta Marian e kemi si nënë. Ne jemi rritur me Marinën e Luanën, kemi qenë në lagje tek “Don Bosko”, para se të ikja unë në emigrim. Kemi shkuar shumë familjarisht, e që atëherë ruajmë të njëjtën miqësi. Dhe fotot e Marinës dhe Luanës kur ishin të vogla fare, unë i nxora pasi i kisha në një video kasetë, që kur i kishte ruajtur gjyshi im.

Po me dhëndrin e saj, Getoar Selimin si i ke punët?

Mirë. Kosovarët janë të mirë deri sa janë beqarë, se kur martohen ikin e s’i merr më vesh (Qesh). Kjo ishte për shaka, por më lejoni t’ju them diçka reale. Kurrë në historinë të shqiptarisë, Getoar Selimi s’ka për të gjetur vajzë më të mirë se Marina Vjollca. Se unë atë vajzë e njoh që nga fëmijëria e deri tani. Ajo është shembull.

Kthehemi tek karantina, meqë ke provuar edhe burgun e vërtetë, edhe “burgun” e karantinës, sheh ndonjë pikë të përbashkët mes dy eksperiencave të izolimit mes katër mureve?

Burgu i karantinës s’është asgjë, se ne s’kemi pasur karantinë me thënë të drejtën.

Do të thotë që e ke thyer karantinën?

Po, 100 për qind. Se ne vetëm në lagje kemi qëndruar, dhe jemi mësuar më këtë lloj jete. S’dalim në kafet e Tiranës, kemi këtu kafet tona ku po përfundojmë dhe studion tonë të re që do të jetë shumë e madhe. Kemi çdo gjë këtu, edhe takimet i bëjmë në lagje, ndaj s’kemi nevojë të dalim.

Për një tip si ty që ke mundur të arratisesh nga Komisarati nr.3 s’është aspak e vështirë të thyesh edhe karantinën apo jo?

Po, por kam qenë shumë i ri atëherë.

Pse mendon se këto 5 vite ke ndryshuar?

Po, 100 për qind.

Çfarë merr më serozisht tani në jetë?

Më seriozisht tani marr shëndetin.

Nga çfarë ke frikë më shumë?

Vetë nga Ai lart, Zoti. S’kam pse të trembem nga diçka tjetër se kam lënë respekt në çdo cep të Tiranës, dhe Shqipërisë. Kam shokë dhe miq të ngushtë kudo, dhe s’kam pse t’i trembem askujt!

Këto periudhë është komentuar edhe legalizimi i hashashit në Shqipëri. Një foto e jotja u bë virale pak kohë më parë ku shfaqeshe i zhytur në hashash. Nëse do ishe ti kryeministri i vendit ç’do të bëje me hashashin?

Ajo ditë do të vijë, po s’duan këta të vijë ajo ditë sepse është tender shumë i madh e luhen shumë para në mes. Vetëm të marrësh atë tender, minimalisht do i paguash shtetit 5 milionë Euro për ta fituar, si Maqedonia për shembull. Përfitoj nga rasti të flas këtu sepse janë të shumtë djemtë që janë dënuar për substanca të vogla, e kanë bërë shumë burg. A nuk ka më turp të bëjnë çunat burg për një qese hashash, që ai shkon i merr lekët diku dhe e blen se e ka ves?! Është njësoj si dikush që ka alkoolin ves, edhe ky tani ai me atë 5 mijë lekëshin që shkon e merr diku, e kap policia dhe minimumi dënohet 3-4 vite për një dozë shumë të vogël . E kuptoni se mëkate bëhen në burgjet e Shqipërisë? Është turp i Zotit të dënosh një djalë 17 vjeçar me tre vjet burg, kur ai s’e ka parrë kurrë as derën e komisariatit. Për një qese e çon në burg, i hap probleme në familjen… Pra po burgos një djalë shkolle për një ves që e ka gjithë bota, e po e detyron të bëhet kriminel në burg.

Ti nga eksperienca më burg, je bërë djalë më i mirë apo më i keq në kuptimin e djalit çapkën e kemi fjalën?

Unë i mirë kam qenë gjithmonë. S’më kanë njohur asnjëherë për djalë negativ. Dhe s’kam për të ndryshuar pa u bërë 50, jo.

Po pas të 50-tave si e sheh veten, i trembesh pleqërisë?

Do të jem duke kënduar deri në 50 vjec, pastaj çdo gjë vjen avash-avash. Jo nuk i trembem pleqërisë, se unë këtë muaj që vjen kam ditëlindjen, bëj 26 (qesh). Jo 34 vjeç bëj me 15 qershor, e mezi pres të kalojë koha se i kam shijuar para kohe të gjitha. E pres të ikin vitet shpejt!

Ku do të mbërrish që po nxiton kaq shumë?

Eh, kjo botë është e pisët e duhet me kap atë tjetrën sa më shpejt se ajo bota tjetër është më mirë.

Beson tek parajsa?

100 për qind.

Cilët persona nga këta që njeh në tokë do të dojë të takoje në parajsë?

Përveç Zotit dhe familjes, askënd tjetër. Po pa merak se dhe atje i famshëm do jem, so do më njohin dhe atje. Kur vjen puna për punët e mia jam 64vjeç, e kur vjen puna për muzikë i zbres dhe 12 vite, sepse më duket sikur sa kam hyrë.

Përveç famës këto 12 vite më muzikë të kanë shërbyer për t’u bërë i pasur? Ç’ndodh në biznesin tuaj?

E dini për kë ka para muzika? Pë rata që hanë si afrikanët, pra që kursejnë. Për shembull kemi pasur disa afrikanë në Belgjikë që merrnin rrogën mujore dhe konsumonin vetëm pilaf që të kursenin paratë, dhe pastaj hapnin garazhe e lavazhe. Edhe ajo është një mënyrë shumë e mirë për të bërë para, por ajo nuk është e mirë kur je i famshëm dhe shitesh i tillë në klipet e tua. Sekur vjen puna të hash një darkë me gjithë ekipin, shkojnë hanë sushi vetë. Unë historikisht kam qenë djalë që e kam nxjerrë lekun 360 gradë vetë, dhe vazhdoj ta nxjerr në 760 gradë. Dhe po të kem mundëzi ta çoj në 1 mijë gradë, në të gjitha anët.

Sa paguhesh për një koncert?

Arkimed Lushaj nuk ka shanse të dalë në skenë pa 4 mijë Euro për koncert. E dinë të gjithë pronaret e club-eve të Shqipërisë. Tani jemi në rritje, pasi fansat e mi meritojnë më shumë. Unë kam pasur dhe disfatat e mia në jetë, pushimet, burgu, po kam një të mirë që asnjëherë s’kam rënë poshtë.

Edhe burgu nuk është i lehtë por ti e ke kaluar shumë mirë dhe prapë je ringritur. Mund ta dimë sekretin se si punon me psikologjinë tënde për të rihyrë në rrjedhën e jetës?

Jo. Burgu është njerëzor pasi aty gjithkush mund të shkojë. Unë jam rikuperuar shumë shpejt që nga dalja nga burgu. Kam publikuar 9 klipe për 9 muaj, Kam ende këngë për të nxjerrë, shumë shumë të tjera në albumin e ri. Mesatarisht minimum unë nxjerr 6 këngë në vit, pastaj varet ndodh si tani që po publikoj 1 këngë në çdo 1 muaj e gjysmë.

Fitimet që merrni nga youtube si i llogaritni, sa fiton për “Loco-n” që është hit për shembull?

Varet nga artistët se si e kanë marrëveshjen me kompanitë e tyre për të drejtat e autorit. Se ka artistë që nuk janë dhe aq VIP, dhe e ndajnë fitimin 50 me 50. Ka artistë që kanë fitime shumë nga Youtube dhe e ndajnë fitimin 65 me 35, apo 70 me 30. Mendoj se ka evoluar shumë Youtube, dhe ne marrim edhe fitime prej tij mjaftueshëm. Pra dua të theksoj që me këto paratë që po marrim ia vlen të bëjmë mirë, se këto para vijnë nga njerëzit që na njohin e na suportojnë me këngët tona. Dhe ata duhen falenderuar gjithmonë, se publiku na ka dashur kështu siç jemi. Është pjesë shumë e rëndësishme për ne, dhe roli kryesor tek ne është publiku.

Në lidhje me këtë temë na bëri përshtypje pas tërmetit, kur videot e tua duke qarë pushtuan rrjetin. Kaq i ndjeshëm je?

Ajo ka qenë ndjesia më e papërshkrueshme që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë e që kurrë s’e kisha menduar. Aty u desh që njerëzit ta preknin realitetin vetë me duart e tyre, sepse ishte krejt ndryshe cfarë flitej në media, me atë që shihje nga afër. Kam parë fëmijë të sëmurë që as një simite e as çadra nuk kishin, dhe u preka shumë. U preka kur pashë dy fëmijë të mbuluar me plasmas brenda një mullari bari, ndërkohë që i ati sedërli s’kërkonte ndihmë. Nga aty nisi gjithçka.

Të pëlqen bamirësia kështu, e ke në synimet e tua për të hapur një shoqatë?

Nuk mund ta bëj atë punë, sepse është punë që njerëzit pasurohen me paratë e shqiptarëve. Mendoj që nuk ka lindur ai bir nëne, as ka me lind ai bir shqiptari për të qenë 100 për qind bamirës, sepse është shumë e vështirë madje e pamundur. Ne ishim në një mision që u morëm vetëm për situatën e tërmetit. S’kemi pranuar para, asnjë vlerë monetare. U mblodhëm 120 vetë staf, kanë qenë me shpenzimet tona, dhe kemi bërë disa shtëpi e çadra. Erdhi një shoku im nga Kosova, Krenari, erdhi Morena Taraku nga Turqia, e cila bëri dy shtëpi me shpenzimet e saj. Pra ne kemi bërë punë si familje Robinhood-i.

Robinhood-i që e ke fut dhe ne këngë. Po me situatën e Covid-19 je angazhuar?

Po, dhe unë u futa në një botë magnetike, që do të thotë se nuk mendoja për gjë tjetër, Dhe mos harroni që kemi qenë 24 orë në teren, zgjoheshim nga gjumi e për të vijuar me vrap me aksionin! Sa për Covid-19, kam parë shumë shoqata që e kanë bërë këtë punë dhe është dicka shumë e mirë. Por këtë periudhë unë jam marrë më shumë me veten time, sepse realisht kam qenë në rastin, kur kombi kishte shumë nevojë për njerëzit, pasi tërmeti ishte më i tmerrshmi që ne kishim parë prej vitesh në historinë tonë. Unë aty hyra me shpirt. Ndërsa kjo e Covid ishte situatë globale, lojë mafioze e bosëve më të mëdhenj të botës.

Edhe ti je pro teorive konspirative?

Po, 100 për qind. Është një farë virusi, por që kap të moshuarit. Shikoni çfarë ndodh, ishte dita e të moshuarve në Tiranë dhe i nxorën që të sëmurën më shumë me njëri-tjetrin në vend t’i lënë shqi. Me pak fjalë duke “u thënë dilni sëmuruni mes jush”, se ata i kap virusi.

Të kemi parë shpesh që mban edhe qëndrime politike duke përmendur emra konkretë, Mos ndoshta politika është nga ambiciet e tua, që mund t’i hysh kur të arrish moshën 40-vjeçare?

Unë jam rritur me politikë, është pjesë e pandashme e imja. Di të them që unë mund të heq dorë nga politika vetëm kur ta ketë shkruar Zoti që nuk do jetë më më i madhi Dr. Sali Berisha! Atëherë pastaj mund të heq dorë nga politika. Deri sa ai të marrë frymë, unë do jem gjithmonë me të!

E ke idhull? Takoheni personalisht?

E kam idhull, e kam kushëri dhe është gjithçka për ne. Sa për takime ka pasur raste kur kam qenë i vogël, por ne e shohim ndryshe nga njerëzit që e kanë idhull si unë, por i janë afruar ndryshe. Ne kemi qenë dhe jemi e vetmja familje që e kemi dashur doktor Berishën më shumë nga larg, se nga afër. Ne kemi qenë besnikë të Demokracisë, dhe kështu do të jemi deri në fund. Se liria fitohet vetëm me gjak, dhe jo me thasë mielli, pra në kuptimin që fitohet me mund e me sakrifica. Se populli shqiptar ka derdhur gjithmonë gjak për të qenë i lirë. E them këtë se ashtu ka qenë gjithmonë, liria është fituar me revoltë e gjakëderdhje. Nëse tek një popull ka dhunë e gjakderdhje dihet se e ke shkelur, dhe vërtet ka diçka aty nëse populli çohet kundër. Dhe besoj se ka ardhur koha që dhe shqiptarët duhet të çohen një ditë, se ka arritur populli shqiptar gradën ZH. S’ka më, ky është fundi.

Si tropojan që je, ç’veçoni si vlerë dhe ç’mund të konsiderohet ves tek ju?

Për shembull vlerë, s’mund të flas se jam shumë i ri që të flas për Tropojën, pasi jam brez tjetër. Por di të them se jemi njerëz të mirë maksimalisht. Pastaj s’ka pyll pa derra, por ne bëjmë shumë për njerëzit, dhe gjithmonë na e fusin. (Qesh) Është realiteti ashtu, realiteti është i hidhur. E meta jonë është se krijojmë shumë besim tek njerëzit dhe zhgënjehemi pastaj.

Në jetë të kanë zhgënjyer më shumë femrat apo meshkujt?

Meshkujt. Zhgënjehesh nga meshkujt se me thënë të drejtën janë bërë shumë të poshtër meshkujt, ziliqarë, inatçorë, legena, mashtruesa e të pabesë.

Ndjehesh i lumtur kur të ndalojë fansat siç ndodhi në Piazza del Duomo në Milano?

Po normal, dhe aty kam pasur rastin të takoj një djalë që është një nga stilistët më të mirë e më të mëdhenj të momentit, në rangun e gjithë stilistëve që kishin lidhje me fabrikat që bënin brand-e, dhe ai u habit dhe tha Wowww. Ai u habit se tha kemi parë edhe këtu artistë, po s’bëjnë kështu për fansat. Dhe unë tani po bashkëpunoj për një brand timin, pasi shumë shpejt nuk do të kem nevojë të vesh bluzën e askujt në jetë, pasi do vesh bluzën e brand-it tim.

Mund të jetë një konkurrencë me Noizyn kjo, se dhe ai ka brand-in e tij?

Dëgjoni, githmonë e ngatërrojnë emrin tim me emra të tjerë. Unë thashë që nuk do kem nevojë të vesh asnjë brand tjetër nga veshjet, e deri tek aksesorët. Djali që po merret me brand-in tim është i talentuar. I kam të gjitha imazhet, dhe do të jetë diçka e rrallë se emri i logos sonë do të jetë frymëzim në bluza. Ne kemi gjetur 8 imazhe të ndryshme që do të vlerësohen maksimalisht. Do jetë një brand ndërkombëtar, pasi nëse ecën në Shqipëri do kemi shansin ta hapim dhe në Itali.

Për pak feston 34-vjetorin, por kur do bëhesh baba Stresi? Dheke dëshirë të bëhesh babai i nja djali apo vajze si fillim?

Dëshira është shumë e madhe, por avash-avash. Po ta dija që do më ngjante mua 100 për qind, do të doja të bëhesha baba djali direkt.

Po do të kishe probleme me djalin po të ishte si ty, do e ndiqje në komisariate…

Po s’ka problem,ia bëj hallall, se një jetë kemi! Gjithësesi vetëm reper do i kërkoja të mos bëhej.

Pse? Ti po kënaqesh si reper apo jo?

Unë po kënaqem, por nuk do të kisha qejf për djalin tim nesër. S’mund t’ua shpjegoj…

Pse, apo mendon se showbizi është realitet paksa…

Realitet k…. ë. Shqowbizi është si rruga në Itali, me femra në rrugë që shesin trupin, që zihen kush kap vendin më të mirë. Kështu është edhe showbizi shqiptar, kush është më lart, kush bën lekë më shumë. Pse, ju mendoni se showbizi shqiptar është 100 për qind i pastër?

Si i bëjnë paratë? Dhe si munqë të jesh pjesë e showbizit dhe të dalësh pa u bërë pis, pra të mbetesh figurë e pastër?

Për mua kush bën para bravo i qoftë!Është zotësi shumë e madhe t’i bësh me drogë, t’i bësh me pirateri, se ku ta gjesh t’ia fusësh shtetit. Por nuk është zotësi të mbyllësh njërin sy e të kalosh shumë gjëra. Nuk është zotësi, se leku fitohet edhe në mënyra të poshtra… Ndërsa “figura e pastër” ka shumë kuptime, dhe mund të japë shumë shpjegime. Të dalësh pa u lagur, me thënë të drejtën nuk del dot nëse je pjesë e showbizit. Është shumë e vështirë se për hatër të shumë situatave dikë e toleron, dicka e bën ndryshe që pa i hyrë muzikës nuk ke qenë ashtu. Mirëpo estrada jonë është bërë llum!

Një këngë të bukur ta ka bërë Flori Mumajesi, atë me titullin “Lambo”. Si vazhdojnë marrëdhëniet tuaja?

Flori ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm për mua në muzikë. Flori më ndihmoi shumë në karrierën time, jashtëzakonisht shumë. Edhe unë i jam shumë mirënjohës Florit, se mosmirënjohja është vesi më i poshtër që mund të ketë një njeri, pra mos t’ia dish dikujt që të ka ndihmuar. Flori mendoi për mua, më bëri hitet më të mëdha, më dha mundësinë që publiku të më njihte kush isha unë. Më bëri këngët më të bukura të karrierës sime, dhe si mos me ia dit për nder?! Gjithmonë do i jem mirënjohës Florit!

Komunikoni dhe do e bëje një bashkëpunim tjetër më Florin?

Unë mora shumë nga ai, në mënyrën e punës, si mund të krijoj vetë, si mund të futem më thellë në tekstet e mia, si mund të bëj gjëra më të pjekura në muzikë. Dhe pastaj krijova labelin tim, se unë vërtet isha me ta dhe më ndihmuan shumë. Pastaj Flori ka qenë një nga producentët që nuk i ka lënë njerëzit e tij, ai ka qenë tolerant me të gjithë. Kush është ai këngëtar që ka bërë record në studion e Florit dhe s’e ka pasur siklet, nuk del një të ma thotë! Lerë çfarë gënjejnë. Se të gjithë që ka shkuar të këndojnë në studion e Florit, kanë qënë “Obobo, te Flori!” Lëre ç’më bëjnë lajka në internet. Sa për bashkëpunim tjetër një gjë kam kuptuar te Flori, se gjithmonë që sa herë Arkimedi ka pasur nevojë e ka qenë afër greminës, kur unë s’kam qenë në situatë të mirë me muzikën ai më ka dhënë dorën. Ai ua zgjat dorën miqve që me të vërtetë e di që e kanë dashur pa hile, pa interes e pa servilizëm. Atyre ua jep dorën Flori prapë.

Edhe një pyetje për Morena Tarakun, a mundet një djalë si ty kaq i hedhur mund të ketë thjesht miqësi me një vajzë si ajo që bie në sy në botën e showbizit?

Po e them publikisht dhe për herë të parë që nuk del asnjë femër e estradës shqiptare, që unë mund të kem bërë flirt apo mund ta kem ngacmuar dikë. Kurrë në jetën time. Nuk del një këngëtare që të thotë Arkimedi më bëri një skemë, apo më shkruajti, apo më tha kështu,… Nuk ka shanse, Arkimedi kurrë s’është ngatërruar dhe po e them këtu për herë të parë. Morena Taraku është shoqja e mikesha ime më e ngushtë, motra ime më e mirë që kam pasur. Dhe është një shprehje: “Kush ka motër, botën ka”. Dhe të kesh një motër e shoqe si ajo është fat, se s’e keni idenë çfarë vajze është.

www.story.al