
Stresi sapo konfirmoi (pa folur) se mund të jetë rikthyer me Kejsin
Reperi Arkimed Lushaj, njohur si Stresi, duket se është rikthyer me ish-partneren e tij, Kejsin. Dyshja janë shfaqur me njëri-tjetrin, por këtë herë video e tyre nuk është publikuar nga mediat, por nga vetë këngëtari.
Në videon e shpërndarë, Kejsi dukshëm është protagoniste në videoklipin e radhës të Stresit, teksa shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Përbi videos, ai shkruan “Sa t’kam dasht” që me gjasë është titulli i ri i këngës.
Nga ana tjetër, njerëzit në komente kanë mirëpritur ribashkimin e mundshëm mes tyre, i cili përflitej prej disa kohësh. Stresi dhe Kejsi kishin një histori të gjatë dashurise së bashku, e cila mori fund para disa vitesh. Megjithatë, Stresi nuk ka reshtur kurrë së thëni se e do atë dhe do dëshironte një ribashkim.
Madje, gjatë qëndrimit të tij në “BBVK” ai tha se qëllimi i hyrjes në këtë format është ribashkimi me Kejsin. Po ashtu, kjo e fundit i dërgoi një video-mesazh.
“Ked, këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thoja që përsa i përket marrëdhënies sonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh,” thotë Keisi.
Mesa duket dyshja kanë folur pas daljes së Arkimedit dhe kanë lënë pas gabimet e të shkuarës. Mbase mund të jetë një rikthim, por mbase edhe një bashkëpunim.
Gjithsesi, le të triumfojë dashuria!
Anabelmagazine