“Stresi” publikon bisedën e fundit me Brilant Martinajn në WhatsApp

Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit “Stresi” ka qenë mik 2 prej viktimave të atentatit të kësaj të diele në Fushë Krujë.

Në rrjetet sociale Stresi është parë të publikojë video me Brilant Martinajn, por edhe me Diklen Vatën.

Këngëtari ka publikuar mbrëmjen e së dielës në Instastory bisedën e fundit me Brilantin, ku ky i fundit i shpreh dashurinë, duke e konsideruar si vëlla.

“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, – ka shkruar reperi mbi mesazhet e viktimës.

©LAPSI.al