Stresi në burg, Keisi zbulon planet për të sjellë në jetë fëmijën e parë

Ka disa javë që reperi i njohur Stresi ndodhet në paraburgim. Ai u arrestua pasi iu gjet armë dhe drogë në dhomën e një hoteli në Tiranë. E si pasojë, emri i tij ka qenë shpeshherë kryefjalë e mediave dhe jo vetëm. Madje edhe bashkëshortja e tij, Keisi, e cila jeton në Kanada, ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjithëve. Ajo është mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, ku publikon foto dhe video të ndryshme. Në “Instastory” Keisi poston video teksa dëgjon këngët e Stresit, apo edhe foto ku shfaqen ata të dy bashkë. Kësaj here, ajo ka postuar një foto ku tregon se i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me reperin, shkruan Panorama Plus. Aty ajo ka treguar që nga ushqimi i preferuar i Stresit, frikën më të madhe të tij si dhe planet për të patur fëmijë. “A i do partneri yt fëmijët? Djalë apo vajzë në fillim?” ishte një nga pyetjet që Keisi u përgjigj. “Po, ai do djalë të parin”, përgjigjet ajo.