Stresi lirohet nga burgu? Postimi në Instagram nuk pritej pas arrestimit

Arkimed Lushaj (Stresi) ka qënë emri më i lakuar i ditëve të fundit në të gjitha mediat shqiptare. Reperi shqiptar u arrestua mbrëmjen e 17 tetorit në një hotel në Linzë, pasi u gjet me drogë dhe armë zjarri. Ai gjithashtu akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që operon në Tiranë, dhe pak ditë më parë gjykata vendosi ta lerë në burg. Ndërkohë që të gjithë sytë janë nga familja e tij dhe reagimi ndaj ngjarjes, ishte vetë reperi ai që pak minuta më parë ai surprizoi ndjekësit me reagimin e tij në Instagram, i pari që pas arrestimit të tij. Ai ka vendosur të falenderojë të gjithë mbështetësit e këngës “Të du mom” e cila ka arritur mbi 1 milionë klikime pak ditë pasi u prezantua në “Kënga Magjike”, shkruan Lapsi.al. Mbi foton falenderuese ai ka mbyllur të gjitha komentet dhe pikëpyetja e të gjithëve është nëse ai është liruar nga burgu apo dikush menaxhon llogarinë e tij në rrjetin social Instagram?