Stresi i përgjërohet publikisht Keisit: Ma plotëso njëherë dëshirën dhe pastaj ik prapë (video)

Misioni i Stresit në “Big Brother Vip Kosova” është vetëm një: Të rikthehet me ish-partneren e tij Keisin! Dhe me sa duket reperi është gati të bëjë gjithçka për ta realizuar këtë, madje edhe të përgjërohet publikisht.

Stresit, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet. Përgjigja e reperit ishte tepër troç dhe e qartë, teksa iu përgjërua publikisht Keisit që të shkojë ta takojë atje.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”– u shpreh Stresi.

Stresi ka pranuar më herët në “BBV” se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, Keisin. Ai bëri një rrëfim të gjatë por më pas theksoi se e vetmja gjë që dëshiron është që Keisi ta falë.

“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull”, tha ai.

Mirëpo, Alaudini i tha Stresit se ka komunikuar me Keisin dhe ajo kërkon që reperi të vazhdojë lojën si Stresi dhe e suporton deri në fund të këtij rrugëtimi.