Stresi flet për herë të parë pas sherrit me BMT: E kam rrahur sepse isha i kërcënuar
Stresi ka folur lidhur me një video e cila qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale, ku ai shihej duke sulmuar Arben Simoni i njohur thjesht si BMT.
Përmes një live në Instagram të zhvilluar me Kozakun, Stresi ka folur për këtë çështje, duke thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që i ka bërë.
“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, tha Stresi ndër të tjerash.
Stresi tha se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, ndërkohë që sipas tij ai ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.
“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj.