Stresi e thotë për herë të parë se çfarë ka arritur të bëjë për dashurinë
Reperi i njohur, Stresi ka qenë ditën e sotme i ftuar special në programin e së dielës në ekranin e ‘Top Channel’. Artisti ka rrëfyer shumë detaje nga jeta artistike, por dhe ajo personale. I pyetur nga gazetari Ervin Kurti se çfarë ka arritur të bëjë Stresi për dashurinë, ai ka treguar një rast të cilin nuk e kishte pohuar në asnjë moment deri më tani.
Reperi tregoi se për shkak se i duhej të udhëtonte drejt Kanadasë, aty ku ndodhej Kejsi dhe viza nuk ju aprovua, atëherë ndryshoi identitet duke marrë një pashaportë franceze, kartë shëndeti franceze dhe çdo detaj tjetër të nevojshëm pas të cilit mori avionin për në Kanada.
Ky rrëfim i artistit është duartrokitur, ndërsa ka treguar dhe se ëndrra e tij më e madhe ka qenë të bëhej skafist./revistawho.com