Stresi duke festuar në club nate, videoja që ngriti dyshime se tashmë është i lirë
Këngëtari i njohur Arkimend Lushaj, ose Stresi, prej disa javësh ndodhet në burg pasi u arrestua në një lokal në zonën e Linzës në kryeqytet, ku u kap me armë pa leje. Ndërkohë një video e bërë publike në rrjetet sociale nga menaxheri i disa prej këngëtarëve shqiptarë, Xhani Demika, po bën xhiron e web-it, e kjo pas deklaratës së këtij të fundit, ku shprehet se Stresi është i lirë.
Në këtë video Xhani shihet duke festuar në një klub nate më këngëtarin e arrestuar, ndërsa bashkëngjitur videos shkruan se tashmë ai është i lirë, shkruan Panorama Plus. Nuk dihet nëse kjo video është xhiruar live mbrëmjen e djeshme, apo ky është një “provokim” që Xhani bën, duke postuar video të bëra më parë me Stresin.