Stresi akuzon kolegët për blerje klikimesh, flet ashpër kundër tyre
Shpeshherë, Stresi është bërë kryefjalë e mediave për shkak të përplasjes me reperë të ndryshëm.
Ndërsa së fundmi, me disa postime në ‘Instastory’ ai i ka akuzuar kolegët e tij për blerje klikimesh, edhe pse nuk ka përmendur emra. “Jeni ‘fake’, hajduta, nuk po ju ecin klikimet dhe i blini”, janë disa nga fjalët e Stresit në videot e shpërndara në profilin e tij zyrtar të ‘Instagram-it’.
Megjithatë mendohet se reperi i drejtohet MatoLale, duke qenë se kohët e fundit janë përfolur për një sherr fizik me njëri-tjetrin.
Ky i fundit ka publikuar bashkëpunimin e tij me Noizy-n, i cili ka qenë prej vitesh në konflikt të vazhdueshëm me Stresin. Ky bashkëpunim mund të jetë bërë shkak për këto deklarata të Stresit.