“Strategji, s’merret me femra silikoni”, Robert Aliaj nxjerr zbuluar Kristin: S’është i lidhur, por!

Krist Dragot, djali i Robert Aliajt, është një nga banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” Albania. Ai gjatë qëndrimit në shtëpi është hasur me ngacmime nga vajzat e shtëpisë, por ai ka deklaruar se është i lidhur dhe është dikush jashtë asaj shtëpie që po e pret.

Së fundmi babai i tij Robert Aliaj në një intervistë për “Syri TV” ka treguar se në fakt Kristi nuk është në një lidhje serioze, por ketë e ka përdorur si startegji kur pa se në shtëpinë e “Big Brother VIP” asnjë nga vajzat nuk i përshatej. “Mua më pëlqeu një gjë te Kristi që tha se është i lidhur edhe pse ai praktikisht nuk është se ka ndonjë lidhje serioze me kaq sa di unë, por unë jam baba i tij dhe i di të gjitha se e kam si shok.

Unë e vlerësova këtë gjë dhe më erdhi mirë që ai kur e pa që nuk kishte gjë për të, nuk pa që të kishte ndonjë femër që Kristi të bënte dhe ndonjë lloj loje, ku edhe pse do të mbetej publike të paktën ishte një femër që ja vlente. Domethënë, ishte strategji e paparë ajo, për të refuzur ato që s’i duken si femra atij. Kristi gjuan për femra, nuk gjuan për silikon, është si baba i vet”, tha Robert Aliaj.

Kujtojmë që Kristi vazhdimisht është ngacmuar nga Kejvina, e cila edhe pse ai ka thënë se është i lidhur vazhdon me humor të shpreh interes për të, ndërkohë që edhe Kristi nuk ja kursen batutat. Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë qëndrimi i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Bordo