Strakosha me koronavirus: Lazio denocon fakenews, i vëllai i portierit nuk ndalet: “Bombrati të të vijë turp”

Ish-futbollisti, Massimo Bombrati, deklaroi në TMW, gjatë një live në Instagram se portieri i Lazio, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Covic-19, duke shpërthyer tërbimin e Lazios, por edhe të vëllait të portierit të kombëtares së Shqipërisë: “Strakosha thonë se ka një dëmtim në kavilje e nuk është e vërtetë, në fakt ka bërë tamponin dhe ka rezultuar pozitiv” kishte deklaruar Bombrati.

Vëllai i Strakoshës, Dhimitri, ka reaguar në rrjetet sociale kundër Bombratit: “Duhet të të vijë turp që shpërndan gënjeshtra e, nëse nuk do të respektoja moshën tënde, do të hidhja në gjyq për keqinformim”.

“Eksistojnë shumë fake news në këtë periudhë. Nuk po futem në detaje sepse nuk mundëm, por kam folur me personat e interesuar, ata inteligjentë që nuk humbin kohë dhe e kaluam me të qeshur. Strakosha nuk ka Covid-19, askush tek Lazio nuk e ka. Lojtarët tanë kanë qenë të parët në Itali që shkuan në shtëpi e kush mbjell korr. Gjithcka është e qetë”. Ky është qendrimi i Ivo Pulcini, përgjegjësi sanitar i Lazio, për mikrofonët e ‘Radio Punto Nuovo’. “Tamponë? Nuk e bëj ndeshjen në fushë, nëse flas për Bundesligës që ka bërë 20mijë, nuk bëj komente. Pranoj, jam dakord e i respektoj rregullat e Qeverisë, por lërini të punojnë doktorët me profesionalitetin e tyre e kompetencën për të ruajtur shëndetin e të gjithë stafit, edhe kuzhinierit”.