Strakosha falënderon tifozët e Lacios: Nuk ia dola të mbaja lotët, kujtim që do mbetet në zemrën time

Gjesti i tifozëve të Lacios ndaj Thomas Strakoshës ka emocionuar portierin shqiptar. Futbollisti ka zgjedhur rrjetet sociale pas ndeshjes së sotme kundër Kaljarit, që të falënderonte mbështetësit për atë që kishin bërë për të.

Pas gabimit me Gallatasarajin, ultrasit e Lacios vendosën të tregonin besimin ndaj portierit me një parullë që shpalosën në stadium, duke thirrur në kor emrin e tij dhe portieri ka pranuar se kishte qenë një moment që do ta kujtonte gjatë gjithë jetës.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që kam ndjerë sot duke hyrë në fushë nga duartrokitjet, ngrohtësia e në fund parulla duke thirrur emrin tim. U mundova, por nuk ia dola të mbaja lotët dhe gjëja e vetme që mund të them është faleminderit nga zemra tifozëve lacialë për dashurinë dhe mbështetjen. Ky moment do të mbetet në zemrën time për të gjithë jetën”, shkruante Strakosha në postimin në rrjetet sociale me të cilin falënderoi të gjithë mbështetësit e skuadrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha)

PANORAMASPORT.AL