Strakosha e dëmtimi i fshehur për një muaj: duhen edhe 7 ditë të kalojë dhimbja

Thomas Strakosha, për fatin e Lazios është duke u shëruar. Edhe pse bardhekaltrit shpejtojnë ta mohojnë, duke siguruar se nuk ka asgjë që nuk shkon me portierin e tyre dhe të Kombëtares së Shqipërisë. Në fakt, sipas asaj që mësohet, Strakosha po shtrëngonte dhëmbët duke duruar një mikrofrakturë stresi në metatarsin e pestë, prej më shumë se një muaji.

Ndryshe nga reagimi protektor i klubit, vetë shqiptari e ka konfirmuar dëmtimin e tij, të cilin do ti duhet edhe një javë për ta lënë pas. E kotë në fakt të minimizohet, sepse për fatin e lacialëve Thomas nuk duhet të zbresë në fushë mes shtyllave para qershorit, gjithnjë nëse kampionati rifillon.

Dhimbja ka qenë e fortë dhe portieri e ka patur gjatë gjithë kohës në karantinë, e jo rastësisht ka bërë vetëm punë në palestër ose fizioterapi që kur Formello rihapi dyert. Dëmtimi është mbajtur i fshehur sepse dihej që Strakosha do të rikthehej në formë në kohën e duhur.