Stine zbulon emrin e ri që i ka vendosur Ingrid Gjonit

Pasi u bë baba në nëntor të vitit që lamë pas, kantautori i njohur Ernest Duka (Stine) i është rikthyer axhendës koncertore. Në një nga koncertet në Shkodër muzikanti ishte me mikeshën e tij të hershme në rrethin e këngëtarëve, Ingrid Gjonin. Poshtë fotos që postoi në rrjetet sociale me Ingridin, Stine u shpreh: “Me një shoqe shumë speciale, dhe kolege shumë të mirë, ashtu si unë e thërras Intriga”. Të dy miqtë që kanë bashkëpunuar shpesh në muzikë duken shumë të qeshur e në formë. Ata njihen bashkë para se të bëheshin prindër, përkatësisht Ingridi nënë e një djali dhe Stine baba i një vajze.