Stine tani burrë për shpi, fotot ekskluzive pranë familjes një vit pas ndarjes

Ndarja e tyre zgjati një vit. Ashtu siç ndodhi që kantautori Ernest Duka (Stine) e deklaroi ndarjen nga partnerja këngëtare, Graciela në prag të Vitit të Ri 2018, po ashtu deklaroi ribashkimin në prag të Vitit të Ri 2019.

Kantautori dhe këngëtarje e rishikuan marrëdhënien e tyre disavjeçare duke i rikthyer gjërat e tyre aty ku ishin, tashmë si prindër të një vajzë së quhet Estia. Paparazzi i revistës “Story” i ka fotografuar të tre si familje disa ditë para karantimit të qytetarëve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Që kur deklaruan se ata janë bashkuar, Stine dhe Graciela shfaqeshin në shoqërinë e motrës së muzikantit, Alida Duka, e cila siç u tha bëri ndërmjetësen për ribashkimin e çiftit.

/www.story.al