Stine publikon foton me të bijën, shihni sa është rritur
Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, si dhe ndër më të komentuarit në botën e shoëbiz-it sidomos për jetën e tij private. Bëhet fjalë për Ernest Duka (Stine), i cili dy vite më parë u bë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij vendosën që vogëlushen e tij ta quanin Estia, e cila tashmë është rritur dhe nuk është më bebi që shihnit dikur në fotot e videot që Stine postonte më parë. Këngëtari ka postuar së fundmi një foto në Instastory, ku ai shfaqet së bashku me të bijën në makinë. “Je tu fol keq or çun”, shkruan Stine në foto, duke komentuar vështrimin e Estias, shkruan Panorama Plus. Ndërkohë gjatë një interviste të pak kohë më parë ai është shprehur për të bijën: “Më jep qetësi, kënaqësi, më shlodh, është gjithçka për mua”.