
Stilistja e njohur që vrau veten, letër së bijës: ”Nuk është faji yt. Pyet babin!”
Një ditë më parë u gjet e pa jetë në banesën e saj, stilistja e famshme, Kate Spade. TMZ shkruan se 55-vjeçarja ka kryer vetëvrasje, duke u varur nëpërmjet një shalli ngjyrë të kuqe. Ndërsa ditën e sotme TMZ ka publikuar një letër që është gjetur në kokën e krevatit të stilistes. Letra i drejtohet vajzës së saj 13-vjeçare, Frances Beatrix. “Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”, kështu shkruhej në letrën e shkurtër të 55-vjeçares për të bijën, sipas Panorama Plus. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ajo vuante prej kohësh nga probleme psikologjike dhe këtë gjë ishte munduar ta zgjidhte nëpërmjet alkoolit.
