Stilisti Valdrin Sahiti vesh Chrissy Teigen në eventin e rëndësishëm

Falë talentit të tij, emri i Valdrinit ka arritur deri tek personazhet më të njohur në botë. Së fundmi, ai ka veshur modelen e famshme, Chrissy Teigen, për një event shumë të rëndësishëm që është mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Modelja e njohur Chrissy Teigen është veshur për tapetin e kuq të “Global Citizen Vax: The Concert To Reunite The World”, ku ishin të pranishëm shumë njerëz të njohur, duke përfshirë Princin Harry, Selena Gomez, David Letterman, Jennifer Lopez etj, nga stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahiti.

Valdrin Sahiti është një emër që ka ngritur lart emrin e shqiptarëve falë talentit dhe punë së palodhur. Krijimtaria e tij ka arritur deri tek personazhet më të njohur në botë.

Chrissy Teigen shkëlqeu në tapetin e kuq, teksa u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë portokalli dhe në material sateni të stiluar nga Valdrin Sahiti.

Vajzën e saj Luna e ka shoqëruar në tapetin e kuq dhe herë pas herë qëndronte e fshehur poshtë fustanit të Chrissy-t. Me fustanin që mban vulën e Sahitit, modelja rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se e gjithë veshja është punuar në perfeksion.

Para disa ditësh edhe aktorja e famshme, Bella Thorne, zgjodhi që t’i besojë Valdrin Sahitit një ditë mjaft të veçantë për të. Ajo u fejua me të dashurin e saj, Benjamin Mascolo në një ambient të rregulluar deri në detaje, ndërsa ajo që ra në sy ishte fustani i punuar nga Valdrin Sahiti. Valdrini ka veshur edhe emra të tjerë ndëkombëtar si Beyonce, Cardi B etj.

(o.l./dosja.al)