Stili i njëjtë i Victoria Beckham dhe të birit, Brooklyn

Victoria Beckham është një nga dizajneret më të njohura të modës dhe mund të cilësohet edhe si një ikonë stili. Siç duket pasionin e saj për të bukurën dhe modën ajo e ka kaluar edhe tek fëmijët e saj. Në daljen e fundit publike, Victoria është fotografuar së bashku me djalin e saj të madh, Brooklyn.

Normalisht që edhe këtë herë syrit të fotografëve nuk mund t’u shpëtonte pa kapur stilin e veçantë të veshjes së nënë e bir. Të dy ishin veshur me kostum dhe ishin të kuruar në detaje, sepse sigurisht që për Victorian është shumë e rëndësishme që jo vetëm ajo, por edhe familja e saj të duket bukur, shkruan Who.

Victoria dhe Brooklyn u fotografuan pas një darke familjare me David Beckham, duke treguar edhe njëherë se thashethemet për divorc nuk janë të vërteta, përkundrazi ata janë më të bashkuar se kurrë.

Me te lexuarat