Stil mbretëreshe, nuset që kanë zgjedhur të veshin fustanin e dasmës me jakë të mbyllur
Ellie Goulding, u martua me Caspar Jopling para pak ditësh, duke zgjedhur të mbajë veshur një fustan të dizajnuar nga Chloé, me mëngë të gjata dhe me jakë të mbyllur, duke dalë kështu një nuse shumë e bukur.
Këngëtarja tha se ajo ishte frymëzuar nga nuset mbretërore duke përfshirë Princeshën Anne dhe Princeshën Grace.
Duket se Ellie nuk është e vetmja nuse e famshme e cila ka zgjedhur të veshë fustanin e martesës me qafë të gjatë, për ditën e saj të madhe.
Pippa Middleton
Motra më e vogël e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton zgjodhi gjithashtu një fustan me jakë duke e zgjedhur kështu fustanin e saj të dasmës në vitin 2017. Fustani i tëri me tantellë u krijua nga Giles Deacon dhe solli lidhjen e mëngëve të shkurtra me qafën e gjatë të fustanit.
Meghan Markle
Dukesha e Sussex-it ka preferuar të veshë një fustan të mrekullueshëm me qafë nga Stella McCartney. Fustani i Meghan Markle ishte pa mëngë, me një dizajn të hapur dhe ideal për të vallëzuar.
Priyanka Chopra
Mikja e Meghan, Priyanka Chopra gjithashtu zgjodhi një fustan dasme me qafë të lartë për dasmën e saj me Nick Jonas. Fustani jo i zakonshëm që ajo zgjodhi u dizajnua nga Ralph Lauren, i cili ishte totalisht i qëndisur me dorë dhe iu deshën gjithsej 1.826 orë për t’u përfunduar.
Princesha Anne
Fustani i dasmës me qafë e veshur nga Princesha Anne për ceremoninë e saj me Mark Phillips ishte frymëzim për fustanin e Ellie Goulding. Princesha kishte veshur një fustan të qëndisur në stilin Tudor, me qafë dhe me mëngë të gjata të dizajnuara nga Maureen Baker, për ceremoninë në Westminster Abbey në nëntor 1973.
Nicole Richie
Jaka ishte gjithashtu një faktor përcaktues i veshjes së dasmës së Nicole Richie Marchesa. Fustani i saj kishte mëngë të gjata dhe me jakë, me prerje në formën e vrimës së çelësit në pjesën e përparme dhe të pasme, për një pamje martesore të çuditshme dhe të papritur.
Audrey Hepburn
Një tjetër ikonë e njohur si Audrey Hepburn, preferoi të vishte fustanin me jakë për martesën e saj me Mel Ferrer në 1954. Fustani i Pierre Balmain jo shumë i gjatë, me një brez saten, me mëngë të fryrë dhe me jakë u kombinua me doreza në gjatësinë e bërrylit.
Princesha Grace
Është e lehtë të shihet se si Ellie Goulding u frymëzua nga veshja e dasmës se Princeshës Grace për kurorëzimin e saj. Fustani ishte një dhuratë për aktoren nga stilisti fitues i çmimit Oscar, Helen Rose dhe ishte i përbërë nga dhjetë pjesë.