Stërvitje më “funny” se kjo e Arjolës me Kleidin në mëngjes nuk keni parë

Loja me binjakët siamezë, ka bërë që në shtëpinë e “Big Brother Vip” të lindin një sërë situatash komike.

E fundit ka qenë ajo në mëngjesin e sotëm, kur Arjolës i është dashur të bëjë yoga duke iu përshtatur rutinës së Kleidit.

Pasi kanë bërë gati mëngjesin bashkë, ata kanë dalë në oborr dhe kanë nisur ushtrimet e meditimit.

Momentet më “funny” kanë qenë ato kur Arjola përpiqej t’i përshtatej ritmit të Kleidit në yoga ndonëse nuk është ushtruar më parë.

Në fund dyshja i ka mbyllur ushtrimet duke bërë lutjet individuale, por poshtë së njëjtës bluzë duke përcjellë një pamje zbavitëse./ revistawho.com