Stërvitësi i njohur qëllohet për vdekje gjatë mësimit online me dhjetra klientë (fotot)
Një body-builder i njohur i kulturës fizike personale, është qëlluar për vdekje para rreth 200 njerëzve që ndiqnin mësimin e tij online, gjatë asaj që dukej si një grabitjeje të armatosur.
Stërvitësi personal Lawrence Masinge transmetonte direkt në internet sesionet e tij të stërvitjes për afrikano-jugorët që dëshirojnë të përmirësojnë formën e tyre fizike.
Por ai u vra para kameras kur një grabitës i aramtosur e qëlloi me plumb në kokë duke lënë të tmerruar pjesëmarrësit e mësimit të tij online, nga shtëpia e tij pranë Pretoria, në Afrikën e Jugut.
Në imazhet e tmerrshme shihet sulmuesi që drejton objektin te koka e Lawrence dhe hap zjarr, ndërsa dëshmitarët e tmerruar online nisin të qajnë në anën tjetër të linjës.
Zëdhënsi i policisë Mavela Masondo tha se motivet për vrasjen nuk janë ende të qarta.
Një prej klienteve tha se ishte bashkuar në linjë për sesionin rreth orës 6.30 pasdite dhe dëgjoi të shtënat rreth 40 minuta më vonë.
Ajo kishte dëgjuar plasjen e fortë të armës në ambjentin e mbyllur dhe kishte ndërprerë stërvitjen.
Gruaja që donte të mbetej anonime tha: “Kur unë ndalova erdhi burri im pranë ekranit dhe më tha: ‘Këtë po e qëllojnë me armë’”
Pjesmarrësit e sesionit kishin njoftuar policinë dhe erdhën në adresën e Lawrence, ku tentuan të kujdesen për trajnerin e qëlluar.
Një tjetër pjesëmarrës tha për rrjetin TimesLIVE: “Një burrë hyri brenda dhe e qëlloi me armë. Njerëzit që strviteshin nga shtëpia nuk e vinë re. Sulmuesi më pas u kthye dhe e qëlloi dy herë të tjera e pastaj u largua. Të tjerët në ekran shikonin trupin e tij të pajetë dhe tentonin të kërkonin ndihmë. Kjo duhet të ketë zgjatur rreth 30 minuta”.
“Unë stërvitesha me Lawrence prej kohësh, jam i traumatizuar”.
“Njerëzit shikonin një vrasje direkt në rrjetin Zoom dhe nuk bënin dot asgjë për ta dnaluar”.
Një body-builder i njohur i kulturës fizike personale, është qëlluar për vdekje para rreth 200 njerëzve që ndiqnin mësimin e tij online
Stërvitësi personal Lawrence Masinge transmetonte direkt në internet sesionet e tij të stërvitjes
Një grabitës i aramtosur e qëlloi me plumb në kokë duke lënë të tmerruar pjesëmarrësit e mësimit të tij online
Një prej klienteve tha se ishte bashkuar në linjë për sesionin rreth orës 6.30 pasdite dhe dëgjoi të shtënat rreth 40 minuta më vonë.
Top Channel