Steroidet dhe ndikimi seksual? Valon Shehu: Më gjuanin edhe më shumë
Për ne do të mbetet gjithmonë një nga artistët që përfaqëson muzikën rrok, por dhe si një nga artistët që i thotë gjërat troç. Valon Shehu në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin pohoi se tanimë është duke u angazhuar vetëm në Dance Albania, biznesin privat në Kosovë dhe eventet apo dasmat ku këndon, por nuk ka në një të afërme një këngë nga ai.
Na tregoi ç’po ndodh me jetën e tij profesionale, po atë personale? A e ngacmon nëna për të pasur një lidhje serioze?
“Me ka thënë plot herë. Po unë i kam thënë unë ku e me e gjet at cikë, bibliotekë nuk punoj, clubet e natës. 32 vjeç vallai është koha dhe për me rregull duhet. Unë për vete isha martuar 34, 35 se tash kanë ndryshuar kohët 25, 26 vjeç”.
Teksa kujdesej për trupin dhe mund ta cilesonim trupin e tij një trup bodybilding, duket se sytë e vajzave kanë qenë vetëm tek ai. Madje këngëtari na tregon se një pjesë që janë të një moshe të re nuk e njihnin se ishte artist dhe e ngacmonin.
“Është shumë e vërtetë e vëreja veten kur shkoja në lokale më kënduar apo shkoja për qef, ka dhe të rinj që nuk me njohin që nuk e dinë që jam artist. Thjesht me kanë gjujt më shumë”.
Megjithatë shtoi se për të pasur një trup të tillë dhe për të marrë steriode është më mirë të konsumohen pas një moshe të caktuar.
“Mirë është me marrë steriode mbas moshës 50 vjeç, je ma energjik”.
Valon Shehu është nga te vetmit artist që ka pranuar që ka tradhtuar, por nuk e pranon një gjest të tillë dhe nuk e quan të drejtë, por gabim.
“Unë mendoj që është gabim me tradhtu, por nganjëherë lidhet punë aq bukur dhe aq mirë, me u lidh per keq, sa më mirë do kishte qenë me u nda dhe me bo ça duash. Po ka qenë momenti dhe koha e gabuar kur ka ndodhur kjo për lidhjen”.
Po ai vetë është tradhtuar ndonjeherë? “Nuk me ka ndodhur ose nuk e kam marrë vesh”.
Ndërkohë që deklaratave për nevojat seksuale disa here ne dite nëse i kishte shkruar dikush apo jo, ai tha se askush nuk i kishte shkuar./abcnews.al