Stërnipi i Leon Tolstoit: Fuqitë bërthamore nuk i humbasin kurrë luftërat, do ta rikthejmë Ukrainën në shekullin XVIII
“Ju perëndimorëve ju mungon ndjenja e historisë”. Në Perëndim shpresohet për përçarje brenda politikës dhe aparatit shtetëror rus. Por ana tjetër është pragmatizmi i ashpër i PjotërTolstoi, stërnipi i shkrimtarit të madh rus, Leon Tolstoi. Zëvendëskryetar i parlamentit rus,Duma, është një ndër “skifterët” kryesorë të Kremlinit, një besnik i linjës më të ashpër dhe më të pamëshirshme të mundshme.
Në një intervistë për “Corriere della Sera” ai nuk i pranon kundërshtimet, përsërit tezat e tij ultra-nacionaliste, të cilat brenda Rusisë i kanë dhënë një popullaritet të madh, aq sa disa analistë e parashikojnë si kreun e ardhshëm të ndonjë ministrie të rëndësishme.
Mjafton që të shihnim konfliktet e shekujve të kaluar midis Rusisë dhe Evropës për të kuptuar shumë gjëra…
Në shekullin XIX në rusët ishim në Paris, në shekullin XX në Berlin. Pra, pika e vetme e ndërmjetme është ngritja e flamurit tonë mbi Kiev. Më pas do të shohim.
Po atëherë pse Rusia duket në një telash të tillë?
Ky është narrativa që synon të imponojë Perëndimi. Në çdo luftë ka periudha fitoresh, momente tërheqjeje dhe rivendosje të forcave para dimrit. E vërteta është që ne sapo kemi filluar. Por do të kemi sukses në asgjësimin e armikut.
Duke e privuar atë nga energjia elektrike, gazi dhe uji, dhe duke bombarduar objektiva civile?
Disa javë më parë ju brohorisnit fitoren e Ukrainës. Tani po ankoheni për strategjinë tonë, e cila më duket efektive dhe e ligjshme. Duke e shkatërruar të gjithë infrastrukturën e saj, ne do ta rikthejmë Ukrainën pas në shekullin XVIII.
Pas tërheqjes nga Kherson, është e vetmja mënyrë për të fituar?
Ajo nuk ishte një fitore i Ukrainës, siç u prezantua nga ju, por taktika jonë për të mbledhur forcat dhe për të mos lejuar viktima të tepërta. Por sipas Kushtetutës ruse Kherson është pjesë e Federatës Ruse, dhe nuk kam dyshime se do të jetë sërish. Ashtu si shumë qytete të tjera të ish-Ukrainës.
A nuk keni frikë nga paqëndrueshmëria e kufijve rusë pas përfundimit të “operacionit special ushtarak”?
Kur të ketë mbaruar lufta, mendoj se do të lindë një sistem tjetër i sigurisë ndërkombëtare. Mitet perëndimore mbi fitoren përfundimtare në Luftën e Ftohtë dhe zgjerimin e NATO-s, do të jenë një gjë e së kaluarës. Jam shumë i sigurt se gjenerata e ardhshme e politikanëve do të vendosë për marrëveshjet e ardhshme. Të gjithë liderët aktualë të Evropës do të mënjanohen, pasi pozicioni i tyre në konflikt ka sjellë degradim të madh ekonomik në vendet e tyre.
Por si e shpjegoni pesimizmin që po shfaqet gjithnjë e më shumë nga emisionet, dhe nëanalizat që bëhet në mediat ruse?
Kjo ndodhi për shkak të pritshmëritë të tepruara të atyre që prisnin një fitore të shpejtë, dhe që nuk e kuptonin thelbin e këtij konflikti midis Rusisë dhe Perëndimit, i cili përkundrazi do të jetë i qëndrueshëm. Më besoni, do të shohim pak më vonë veprimet më vendimtare të Rusisë.
A nuk e perceptoni njëfarë lodhjeje në shoqërinë ruse nga kjo luftë?
Më duket e pamohueshme që ekziston diçka të tillë. Por unë perceptoj edhe një vrull të madh patriotik. Ajo që ka rëndësi është vetëdija e përgjithshme se Rusia do të fitojë në këtë luftë.
Nga buron një siguri e tillë?
Nuk duhet të harroni se fuqitë bërthamore nuk i humbasin kurrë luftërat.
Po sikur izolimi i Rusisë të zgjasë edhe pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë?
Kjo është një ëndërr e Perëndimit. Ne jemi shteti më i madh në Evropë. Pa ne nuk mund të zbatohet realisht asnjë vendim i marrë nga G7 apo G20. Kina, India, Afrika dhe Amerika Latine janë gjithashtu të vetëdijshme për fundin e botës monopolare perëndimore. Pas përfundimit të luftimeve do të ketë një radhë të gjatë për të filluar negociatat dhe biznesin me ne rusët.
Më duket pothuajse e kotë t’iu pyesim nëse ka hapësira për negociata me Ukrainën…
Të gjitha negociatat janë penguar nga Uashingtoni dhe Londra. Bashkimi Evropian mendon se Ukraina ka shansin të vazhdojë të ekzistojë si një shtet përmes një zgjidhjeje ushtarake. Pra, ne jemi të hapur për bisedime me vendimmarrësit, sepse është e qartë se këtu nuk bëhet fjalë për qeverinë në Kiev. Por së pari na duhet fitorja në fushë. Por edhe mund të presim. Kemi mjaftueshëm kohë. / Corriere della Sera – Bota.al