Stenaldo Mëhilli, djali që na preku zemrat në “The Voice 4” publikon klipin e tij të parë

https://www.youtube.com/watch?v=_sfZFaInquQ&feature=youtu.be

Rrugëtimi i tij nisi aty, ku prej vitesh përzgjidhet zëri më i mirë i shqiptarëve, “The Voice of Albania”. Stenaldo Mëhilli u prezantua si një i ri plot talent dhe energji, i cili që në performancën e parë bindi Alma Bektashin, që të kthente karrigen për ta bërë pjesë të skuadrës së saj. E pasi rrugëtimi i tij në “The Voice” përfundoi, zgjodhi të marrë pjesë në “Top Fest”, me këngën “Flas me diellin”. Katër vite më pas ai u rikthye në skenën e “The Voice” ku performoi këngën e tij të fundit, “Cosmonauts”, në gjysmëfinalen e “The Voice Kids”. Stenaldo përçon nëpërmjet zërit të tij, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet e një bote që nuk mund ta shohë, por që me dhuntinë e tij arrin ta përcjellë tek të tjerët, shkruan “Top Channel”.“Cosmonauts”, është një këngë me tekst të Ashley Hicklin dhe muzikë të Joseph Hammill, ndërsa produksioni filmik vjen me regji të Kushtrim Unikut.