Stefi Prifti: Pse zgjodha të kem në krah partnere hot, do të më pëlqente që jeta ime të ishte kështu por…
Një vit pasi realizuan klipin veror me titull “Bang Bang” me artisten e re Lauresha, vëllezërit e famshëm korçarë Stefi dhe Endri Prifti kanë realizuar një tjetër klip për stinën e nxehtë. Lauresha një vajzë e talentuar, shumë lozonjare, e dashuruar për muzikën e dy artistëve, vetëm si imazh do të zëvendësohet nga tre miss-e, konkurrente të “Miss Universe Albania” organizuar në fund të qershorit në Tiranë. “Kënga e re, partnerja e re (në klip)”, ishte mbishkrimi i Stefit në foton që postoi në rrjetet sociale me miss-in, që u komentua si kopja e Nora Istrefit. Për produksionin e ri dhe vajzën hot në krah, Stefi rrëfen më shumë detaje për revistën “Story”.
Direkt pasi postove foton me një nga konkurrentet e “Miss Universe”, nuk munguan komentet e tipit “partnere hot ke zgjedhur bravo”. Ç’mund të thuash më shumë për vajzën në krah?
Këngën e kemi realizuar në bashkëpunim me Endrin. Vajza është modele dhe personazh në klip. Por dua të theksoj se nuk është e vetme, sepse janë gjithsej tre femra në klip duke qenë se janë tre çifte. Për përzgjedhjen e tyre na ndihmoi miku ynë Edi, producenti i ”Miss Univers”.
Pse zgjodhe pikërisht këtë vajzë brune me tipare të theksuara, dhe jo një tjetër?
E shoh që ka pasur sukses vajza dhe tiparet e saj, por do të ketë më shumë ende. Një foto u postua dhe ja! Sa për zgjedhjen m’u duk se më përshtatej…
Për çfarë flitet në këtë këngë?
Kënga ka stil relaksi…
Është frymëzuar nga jeta jote e momentit?
Kënga nuk ka të bëjë me jetën time (por do të më pëlqente të ishte kështu…) edhe pse jam njëri nga autorët.
Sa i takon karrierës muzikore, si do të vazhdojë më tej?
Unë vazhdoj të punoj dhe së bashku me Endrin duam të hedhim në tregun muzikor shqiptar tre këngë të reja me klip, gjatë kësaj vere.