“S’të vjen turp, je lidhur me kushërirën e parë”?! Reperi shqiptar akuzohet për inçest
Pak ditë më parë reperi i njohur kosovar Mozzik, publikoi një foto romantike pranë të dashurës e tij teksa putheshin në buzë. Ai ndau momentet romantike me miqtë dhe fansat ndërsa shkruante: “Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të gjesh një njeri qe të lexon pa shkronja..dhe të kupton pa fjalë!”. Por komentet kanë qenë befasuese pasi janë të shumtë ata që thonë se Mozzik dhe e dashura e tij janë kushërinj të parë,pasi disa prej tyre thonë e ka vajzë halle e disa të tjerë thonë se e ka vajzën e dajës. Komentet kanë qenë të rënda ndar reperit, duke e akuzuar për incest, ndërkohë që nuk dihet nëse vërtet ata janë të afërm, apo këto janë thjesht sulme me synimin për t’I prishur imazhin reperit të famshëm nga Kosova.