Statuja e Virgjëreshës Mari qau me lotë gjaku, mrekulli apo mashtrim? Çfarë deklaroi Vatikani!

Zyrtarët e Vatikanit e shpallën të rreme statujën e famshme të Virgjëreshës Mari që qan me lotë gjaku, pavarësisht pretendimeve se ajo ka kryer mrekulli, duke përfshirë ushqyerjen e një turme pelegrinësh me pica, njoki dhe mish lepuri. Gisella Cardia, pronarja e statujës së Madonna di Trevignano, këmbëngul se ajo ka derdhur lotë gjaku që nga viti 2016. Cardia foli për aureolën e mbinatyrshme të statujës, duke përfshirë kohën kur sic thotë vetëm falë fuqive të mrekullueshme të sculptures ushqeu 15 vetë.

Vitin e kaluar, megjithatë, vendasit në qytetin e vogël të Trevignano Romano, të cilët ishin skeptikë ndaj fuqive të Madonës, thirrën një detektiv privat të cilit i zbuluan dyshimet e tyre se gjaku ishte gjak derri. Një tjetër hetim, bazuar në një seri testesh, tregoi se gjaku në statujë ishte një përputhje gjenetike me atë të pronares, Gisella Cardia.

Tani Vatikani ka dalë me deklaratëhn se fenomenet e mbinatyrshme janë të përjashtuara në këtë rast dhe se statuja që qan, në fakt është e rreme. Zyrtarët besojnë se Gisella Cardia u largua nga qyteti pasi i bindi besimtarët t’i jepnin dhjetëra mijëra euro donacione.

Bordo