Starton ‘Big Brother VIP’/ Lori Hoxha tregon EMRAT e personazheve që u kontaktuan
Ditën e djeshme u transmetua intervista e producentes së këtij spektakli, Lori Hoxha.
“Big Brother Albania VIP” do të nisë transmetimin në 5 Tetor në Top Channel pas kaq kohësh pritjeje. Ditën e djeshme u transmetua intervista e producentes së këtij spektakli, Lori Hoxha.
Lori tregoi se personazhet që janë kërkuar të bëhen pjesë: Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha e shumë e shumë të tjerë. Nga ana tjetër mohoi se jenë kontaktuar personazhet që kanë qenë më parë në “Big Brother Albania”. Ndërsa ajo tregoi se ka pasur dhe personazhe të kontaktuar më parë mirëpo janë penduar rrugës.
‘Po, ka patur, por shumë pak. Është një periudhë shumë e gjatë nga momenti që kontaktohen deri në momentin që fillon produksioni. Dhe të gjitha etapat kalonin shumë avash. Flitet njëherë dhe pastaj pasi firmoset kontrata jemi më të qetë. Po, kanë rënë disa rrugës. Por për arsye personale, aspak çështje a donin apo nuk donin.’
Lori ka zbuluar se kërkesa e parë që personazhet VIP të bëheshin pjesë e programit ishte tipologjia, pra secili prej tyre të kishte një të ndryshëm.
‘Ne në fakt kemi qenë shumë të hapur për të kontaktuar shumë personazhe VIP. Nuk kishim asnjë specifik në kokë që ky ose kjo duhet të jetë, por kemi disa tipologji personash që donim të kishim brenda për të përçuar mesazhet e duhura dhe për të pasur një spektakël, të them të drejtën. Por për këtë pjesë është kujdesur shumë dhe stafi i kontentit dhe stafi i patentës së “Big Brother”. Ata kishin disa indikacione se çfarë realisht duhet të kishte “Big Brother” ose personazhet që futen brenda. Kështu që ka patur nga ata që kanë thënë ‘po’ dhe kemi disa personazhe aty brenda që realisht jam e lumtur që i kemi.‘– është shprehur ajo.
(a.b)/dosja.al