Sportistja që po i çmend të gjithë me trupin është nënë, njihuni me Geta Beqën

Tashmë kur përmendet emri i saj gjithmonë na vjen para syve një grua me trup të mrekullueshëm. Fjala është Geta Beqën, e cila njëherësh është shndërruar në gruan shqiptare më sensacionale në Instagram, falë stilit të saj të jetës. E njohur ndryshe si modelja shqiptare e Instagramit, Beqa shpesh tërheq vëmendjen e plotë të 129 mijë ndjekësve që ndjekin çdo aktivitet të saj jo vetëm në palestër por edhe në jetën e përditshme. Sipas Info Kosova, Beqa është një kampione e shumëfishtë në botë, pasi ka rrëmbyer shumë çmime të para kudo që na ka përfaqësuar si sportiste. Veç të tjerash ajo është një nënë e kujdesshme për fëmijët e saj. Para pak ditëve ajo bashkë me ta ka qenë për pushime në Shqipëri, nga ku edhe ka ndarë disa foto.