
Sportistja del pozitive me doping por hedh poshtë akuzat: E ka fajin se*si, nuk kam marrë gjë
Atletja zvicerane Imogen Simonds është bërë protagoniste e një rasti shumë të veçantë që po trajtohet aktualisht nga WADA. Sportistja e cila merr pjesë në garat e triatlonit, ka rezultuar pozitive në testet antidoping në dhjetor ndaj substancës Ligandrol para se të merrte pjesë në një aktivitet në Zelandën e Re.
Ajo e refuzoi menjëherë akuzën duke sqaruar fillimisht se “sasia ishte si të hidhje një dorë kripë në një pishinë olimpike dhe nuk do të më jepte asnjë lloj benefiti”. Tashmë, me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka dhënë shpjegimin e çuditshëm që e lidh me seksin.
“Menjëherë pas dënimit, unë kontaktova avokatin dhe konstatova se partneri im, kishte marrë substancën Ligandrol në periudhën kur unë rezultova pozitive, për të përmirësuar fizikun e tij”, shkruante atletja e cila kishte bërë analizat antidoping me provën B për të dhe të dashurin. Ajo kishte rezultuar negative, ndërsa ai pozitiv.
“Duke parë peridhën e ngjarjeve dhe faktin që isha negative në teste 6 ditë para aktivitetit dhe 22 ditë pas tij, ashtu si edhe faktin që kam kryer marrëdhënie seksuale me partnerin tim si ditën para garës, ashtu edhe pas saj, ekipi im ligjor dhe unë kem arritur në konkluzionin që kjo substancë ka hyrë në sistemin tim nëpërmjet transferimit të lëngjeve trupore”, tha ajo duke bërë të ditur se do vazhdonte procesin në WADA për t’u shpallur e pafajshme.
PANORAMASPORT.AL