Sportisti i njohur rreh barbarisht të dashurën, grushta dhe shkulje flokësh (video)

Një video e publikuar nga kanali “KRIS TV”, tregon lojtarin e bejsbollit nga Venezuela, Danry Vasquez teksa rreh të dashurën e tij duke i gjuajtur me grushta e duke e tërhequr zvarrë nëpër shkallë. 24-vjeçari shihet duke e kapur prej flokësh e duke e qëlluae në fytyrë teksa vajza nuk bën ndonjë veprim për ta kundërshtuar. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur para ose pas një loje në Whataburger Field në Corpus Christi të Teksasit pasi Vasquez shihet me uniformën e tij të bejsbollit. Dy ditë pas incidentit të filmuar, 24-vjeçari është arrestuar. Prokurori i Rrethit Nueces Mark Gonzalez tha për “KRIS-TV” se Vasquez pranoi një marrëveshje të pranimit të fajësisë që i kërkoi atij të paguante një gjobë. Pavarësisht incidentit të ndodhur siç duket e dashura e Vasquez e ka falur atë. Ajo ka postuar disa foto me lojtarin e bejsbollit, shkruan Opinion.al. Ndërsa drejtuesit e skuadrës Lancaster Barnstormers e kanë përjashtuar lojtarin nga grupi pasi video u bë publike./Story.al/

Danry-Vasquez-1