Spikerja Viol Xhafaj rrëfen ndarjen nga kolegu: Për momentin nuk më shkon ndër mend…

Viol Xhafaj, gazetarja dhe folësja e lajmeve në “ABC News”, ishte e ftuar pasditen e djemshme në programin “Rudina”, ku përtej karrierës dhe punës në televizion ajo foli edhe për jetën e saj private. Viol rrëfeu se për momentin nuk është e dashuruar, madje ka qenë e sinqertë me publikun teksa ka thënë se sapo ka lënë pas krahëve një lidhje të rëndësishme dhe është në një moment reflektimi dhe pauze.“Për momentin nuk jam e dashuruar. Unë sapo kam lënë pas një gjë shumë të rëndësishme dhe ky është një moment pauze dhe për momentin nuk më shkon ndër mend”, tha Xhafaj. Vetëm pak kohë më parë ajo është ndarë nga Enio Civici, me të cilën kanë pasur një lidhje të gjatë, por që gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë larg publikut.