Spikeri 17-vjeçar që lajme me gjoks zbuluar, Aldo Sulollari: “Them të vërteta lakuriqe, ndaj dal shtu”
Spikerja e njohur, Greta Hoxha që jepte lajmet me dekoltenë zbuluar në televizionin “Zjarr TV” është larguar nga stafi i këtij televizioni pas disa mosdakortësive me pronarin e saj, Ismet Drishti. Tashmë shohim që lajmet i jep një djalë 17-vjeçar, Aldo Sulollari, i cili po ashtu shfaqet në ekran me xhaketë zbërthyer në “Zjarr Tv”. Për moderimin edhe të një emisioni politik në moshë kaq të re dhe ambiciet e tij, Aldo flet për “Panorama Plus”.
Para dy ditësh u komentove si zëvendësuesi i spikeres së lajmeve në “Zjarr Tv”, Greta Hoxha. Ç’mund të thuash për punën si i vetmi spiker në këtë televizion?
Dua të sqaroj diçka shumë të rëndësishme. Unë nuk zevëndesoj Greta Hoxhën. Unë jam spiker në “360 Gradë” që në datën 1 Qershor, ndërsa Greta u largua para dy ditësh. Secili prej nesh ka dhënë kontributin e vet, fatmirësisht vazhdoj ta jap akoma por kam imazhin tim .. Jam Aldo Sulollari i vetmi spiker në “Zjarr Televizion”. Po bëj punën që doja të bëja, pasi nuk kam qenë anjëherë në stolin e rezervës.Përsa i përket punës është më shumë se fantastike, ndihem komod me stafin , punën dhe çdo gjë. Jam i lumtur që Drejtori i “Zjarr Tv” Ismet Drishti ma dha këtë mundësi!
Çfarë komentesh ke marrë për menyren sen si jep lajmet me xhaketë zbërthyer?
Faktikisht qëllimi që i jap lajmet në atë format nuk është dekolteja por subjekti dhe mesazhi. Të gjitha televizionet janë të shitura politikisht, dhe unë nuk do të të doja të isha një “mall i shitur”, ndaj 360 Grade e jep të vërtetën e zhveshur dhe kjo duke u bashkëngjitur dhe me veshjen…Komentet kryesisht janë pozitive por normalisht ka edhe persona që nuk e pëlqejnë, por interesant është fakti që pavaresisht kësaj prapë më shohin në lajme… Do ta quaja “budallallëk” nëse do të prisja vetëm komente të mira .. pasi dhe këta të tjerët kane “lezetin”.
Çfarë komenti të ka bërë të ndihesh keq?
Nuk ka pasur diçka specifike. Më bën të ndihem keq fakti që ka njerëz akoma të prapambetur, pra që ende e shikojnë një çështje vetëm në mënyrë sipërfaqësore , të cekët do të thoja.
Çfarë pune ke bërë më parë që t;ua besua një pozicion i tillë?
Shumë portale dhe gazeta më kanë quajtur Napoleon Bonaparti ose Kameleoni, sepse kam qenë i përfshirë në shumë sektorë, si fotomodel dhe model në kompaninë prestigjoze të modës “Life Style Albania”. Sapo kam mbushur 17 vjeç, por që në moshën 13-vjeçare kam qenë pjesë e televizionit në rrugën e gazetarisë. Një 17-vjeçar spiker lajmesh.
Si ndihesh që je më i riu në këtë profesion?
Po, jam gazetari më i ri në të gjithë botën dhe jam shumë i lumtur. Kam përdorur një shprehje gjithnjë, që njeriu duhet të besojë në ëndrrat e tij sepse ato kanë gjenialitet dhe magji brenda. Ne mund të bëjmë çdo gjë, mjafton besimi… Spikerimi është një eksperiencë e re, sepse kam qenë gjithnjë gazetar dhe moderator në emisione. Fillimisht praktiken e bëra në “Vizion Plus” në emisionin “Oktapod” ku punova pa mbushur 14 vjeç. Më pas u zhvendosa në një televizion shqiptar në Amerikë, ku kisha emisionin tim dhe bëja gjithashtu dhe kronika të përditshmeme në teren. Ndërkohë drejton emisionin politik “360 gradë”.
Është pak e vështirë për një 17 vjeçar, pasi në fund të fund je një adoleshent?
Këtë punë e kam kënaqësi. Unë e dashuroj gazetarinë, spikerimin dhe moderimin e nuk has asnjë lodhje me gjithë këtë pasion dhe dëshirë që kam. Nëse do flasim për përshtypje në pozicionin që jam unë rutina është ajo që më bën përshtypje që çdo ditë flas në edicionin informativ për dhunë në familje, drogë, vrasje, kriminalitet, trafikim, pra mbizotërojnë më së shumti lajme negative. Dhe mbi të gjitha një lajm interesant që rriten pensionet me 2 mijë lekë të vjetra …
Çfarë ambiciesh ke më tej në televizion, si kush aspiron të jesh nesër?
Dua të qëndroj në këto tre drejtime: Moderim, spikerim dhe gazetari. Gazetar dhe moderator të mirë, dhe që ja vlen për të marrë shembull këtu në Shqipëri ka shumë, sepse fatmirësisht Shqipëria është vendi prodhues i virtuozëve, por origjinali është më i mirë se çdo kopje më e mirë e mundshme. Dua ta formoj imazhin tim tek publiku dhe tek fansat e mi, jo si kopjac por identitetin tim.
Sa paguhesh në atë punë dhe si do preferoje ta etiketoje kodin e veshjes kur jep lajme?
Paguhem mjaftueshëm mirë por s’dua ta bëj publike shumën. Kodin e veshjes gjatë lajmeve do ta etiketoja si një veshje që tregon paanshmërinë dhe lakuriqësinë e lajmit që jap.