Spektakli nudo i Justin Bieber me të dashurën Sahara Ray

Këtë verë jo vetëm aktori Orlando Bloom po komentohet për shfaqjen nudo gjatë pushimeve me të dashurën e tij këngëtaren, Katy Perry. Edhe këngëtari i njohur Justin Bieber është fotografuar krejtësisht nudo në plazhet e Hawait, ku ka bërë spektakël të vërtetë me të dashurën, Sahara Ray. Përveç trupit me muskuj, këtë herë na jep mundësinë të shohim tatuazhet e tij të shumtë. Është vetëm 22 vjeç dhe natyrisht që fama i jep mundësinë të bëjë jetën, që moshatarët e tij e bëjnë vetëm në ëndrrat e tyre. Verën e kaluar Justin Bieber u fotografua në Kaliforni, i shoqëruar edhe nga disa femra me bikini, me të cilat është parë tek argëtohej pa masë. Këngëtari u fotografua në një jaht luksoz në plazhin e Njuportit, ndërsa disa femra me bikini iu bashkuan para se të drekonin bashkë.