S’paskemi parë asgjë akoma. J.Lo doli me një tjetër ish (përveç Ben)

Jennifer Lopez po i rikthehet ish-ave pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Teksa të gjithë po flasin për lidhjen e saj me Ben Affleck, Lopez është parë së fundmi në shoqërinë e ish-bashkëshortit, Marc Anthony.

Lopez 51 dhe Anthony, 52 vjeç janë parë duke drekuar në W Hotel South Beach dhe Daily Mail ka siguruar disa foto.

Ata shfaqen të veshur sportivë dhe sidomos J.Lo duket në super formë.

Dy këngëtarët kanë bashkë dy fëmijët binjakë Emme dhe Maximilian dhe ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Jennifer dhe Marc u martuan në vitin 2004 dhe u ndanë në vitin 2011 me marrëveshjen e të dyve.