SPAK e mori nën hetim, reagon për herë të parë deputetja e PS: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme

Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nënë hetim nga SPAK.

Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Veliajt.

“Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje.

Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”, në përgjigje të deputetit Dashnor Sula që kërkoi që mbledhja të drejtohet nga Dhurata Çupi.

Në nisje të komisionit të ligjeve, ajo tha se cdo sqarim do të japë aty ku duhet. Ndërsa sa i takon cështjes së dinjiteti, u shpreh se ka qenë dhe do jetë e tillë.

“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon cështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, tha Bushka.

“Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” tha SPAK në njoftim, qe i referohet deputetes se PS.

tpz.al