Sozia e mbretëreshës Elizabeth, pas 34 vitesh heq dorë nga puna e saj në shenjë respekti

Sozia e famshme profesionale e mbretëreshës Elizabeth po planifikon të heqë dorë nga puna e saj pas 34 vitesh në shenjë “respekti për familjen mbretërore”. Mary Reynolds, 89 vjeç po planifikon të mbajë veshjet të cilat ka përdorur për të imituar madhërinë e saj, në kujtim të gruas të cilën “e ka ndjerë si pjesë të familjes”.

Fansja besnike e mbretërorëve, e cila shfaqet shpesh në Tv dhe filma, u bë zyrtarisht sezonia e mbretëreshës në 1988-ën. Për herë të parë, njerëzit dalluan ngjashmërinë e saj të frikshme me mbretëreshën Elizabeth kur ishte vetëm 17-vjeç.

Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë pjesë në seriale dhe filma të famshëm britanikë dhe kër këtë ndihet me fat.

Përsa i përket dorëheqjes, e moshura mendon se është fiks koha e duhur për t’u shkëputur nga çfarë ka bërë gjatë gjithë jetës.

“Eshtë privilegj i madh të ngjash me të sepse për mua ajo është gati- gati e pabesueshme. Një ditë para po shihni TV dhe nuk e di pse ndjeva që do të merrja një lajm të keq. U trishtova shumë shumë kur ndodhi…Pastaj ti reflekton dhe kupton që gjithçka ka një fund dhe në nder të tyre, po mendoj të heq dorë.”

Për sozinë më të famshme të mbretëreshës së ndjerë është shumë e dhimbshme çfarë po mendon të bëjë sepse ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në karrierën dhe jetën e saj.

Mary, është kaq e ngjashme me mbretëreshën sa nëpër rrugë njerëzit e ndalonin dhe kërkonin të bëni foto me të, duke menduar se është mbretëresha dora vetë.

Burimi: Mirror
Anabelmagazine