Sozia e Florjan Binaj ngatërron Dhërmiun, aktori poston foton e turistit që duket si vëllai binjak

Asnjëri nuk e mendon se diku nëpër botë mund të jetë një person shumë i ngjashëm me ne. Duket se personazhet e njohur e kanë më të lehtë të zbulojnë sozinë e tyre, nëpërmjet rrjeteve sociale ose një takimi të rastësishëm. Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është njohur me sozinë e tij në mënyrë virtuale përmes një fotografie të dërguar në rrjete sociale. Ai ka publikuar në Instagram fotografinë e sozisë së tij dhe kushdo që e shikon për herë të parë mund të mendojë se është një fotografi e Florit nga vitet e shkuara. Në fakt është thjesht një turist i huaj që ka një ngjashmëri të frikshme me aktorin, shkruan Who. E vetmja gjë që i dallon të dy nga njëri-tjetri janë flokët. “Ky është ai rasti kur natyra (ose Zoti) përton të bëjë diçka të re, por përdor të njëjtin kallup në vende të ndryshme”, ka shkruar Florjani i çuditur edhe vetë nga kjo sozia e tij që po pushon në Dhërmi.