“Sounds Of Silence”, Arilena Ara zbulon surprizën e bukur për shqiptarët e izoluar, do mbajë recital live në sheshin “Nënë Tereza”

Këngëtarja Arilena Ara ka rezervuar një surprizë të bukur për shqiptarët e izoluar për shkak të koronavirusit.

Ajo do të mbajë një recital në Sheshin Nënë Tereza. Këngëtarja njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram.

“Sounds Of Silence” është titulluar koncerti që Arilena do të mbajë në kryeqytet, ndërsa nuk zbuloi datën kur do realizohet.

“E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza”,”– shkroi këngëtarja.

Kujtojmë që Arilena po përgatitej për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision por festivali i madh europian u anulua për shkak të pandemisë globale.

“Fall From The Sky” u titullua kënga që ajo do performonte në Eurovision ndërsa nuk është marrë ende një vendim nëse do të performojë vitin e ardhshëm.

Panorama Plus