Sot thyen rrjetin vjehrra e Arbanës, dashuria e së cilës kalon gjithashtu nga stomaku

Arbana Osmani dhe vjehrra e saj paskan diçka të përbashkët dhe nuk mund të ishte gjë tjetër veç gatimit. Nëse moderatoren e kemi parë të eksperimentojë me lloj lloj pjatash edhe moderne vjehrra e saj qëndron tek tradicionalet, madje tek ato gatime që shumë as nuk i njohur, pasi nuk gatuhen aq shpesh ose duan mjeshtëri.

Me arratisjen e Arbanës, drejt Malësisë së madhe ku ka marrë edhe Diellin me vete, mbase për ta takuar gjyshen për herë të parë, vjehrra paska përveshur mëngët dhe paska nxjerrë një tavë krapi që vetëm duke e parë po na shton nepsin. Bashkë me të edhe djathi të ziem, siç e quajnë vendasit. Në fakt vetëm kaq ndau Arbana me ne, se kushedi ç’ka pasur tjetër tavolina.

Që Arbana është me fat dhe që i pëlqen shumë ushqimet tradicionale sidomos të gatuara nga vjehrra, kjo s’do mend. Por ne do të donim shumë të ishim në vendin e Arbanës, sikur vetëm për të provuar pak nga ajo tava, që meriton sipas moderatores të mbrohet nga UNESCO./revistawho.com