Sot të dashuruar, por dikur fanse e tij! Ja kënga e Shpat Kasapit me të cilën është rritur Selvija
Sot janë të dashuruar, por dikur Selvija ka qenë një fanse e këngëtarit, Shpat Kasapi. Grimierja e VIP-ave e tregoi këtë në një postim në InstaStory.
Ajo shpërndau një postim të Rezart Veleshnjës, i cili kishte publikuar pjesë nga klipi i këngës ‘Kush të ndau prej meje” të Shpat Kasapit dhe kishte etiketuar Selvijen.
“Hë moj motër e sheh këtë gjimnazistin, tek hekurat e shkollës”– shkroi aktori humorit, duke iu drejtuar partneres së këngëtarit.
Ndërsa iu përgjigj duke thënë se është rritur me këtë këngë të Shpat Kasapit.
“Eh vëlla me këtë këngë jam rritur”– shkroi Selvija.
Në një intervistë së fundmi, çifti zbuluan se janë njohur gjatë xhirimeve të një prej klipeve të Shpat Kasapit, ku Selvija ishte punësuar për të grimuar këngëtarit dhe modelet.
Ata treguan se fillimisht ishin miq me njëri-tjetrin, por mbas disa kohësh kuptuan që kishin rënë në dashuri dhe vendosën të lidheshin.
/Panoramaplus.al