Sot pronar i një koleksioni makinash të shtrenjta/ Noizy kujton kohën kur pozonte pranë një “Ferrari” në rrugë
Noizy ka arritur të krijojë një karrierë të suksesshme ndër vite dhe të kthehet në një ndër reperët e preferuar të shumë fansave.
Pavarësisht se ka jetuar disa vite në Londër, Noizy vendosi të kthehet në Shqipëri dhe të punojë në vendlindjen e tij.
Puna e palodhur dhe përkushtimi kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e këngëtarit, por e dini si dukej ai në adoleshencë?
Së fundmi, reperi publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vjetër të realizuar kur ka qenë vetëm 15 vjeç.
Ai shihet duke pozuar pranë një makine “Ferrari” të kuqe, por që sigurisht nuk ka qenë e tija.
“15 vjeç, kur kam parë ‘Ferrari’ për herë të parë”, shkroi Noizy krahas postimit.
Ai shihet i veshur me tuta sportive, me një palë atlete dhe me një bluzë që e mban mbi shpatulla.
Noizy e ka treguar prej kohësh pasionin e madh që ka për makinat e shtrenjta. Tashmë të gjithë e dinë se në garazhin e reperit, ka një koleksion të vërtetë me makina prej qindra mijëra eurosh.
Pas “Rolls Royce”, “Lamborghini”, “Ferrari”, “AMG”, dhe disa të tjerave, Noizy ka marrë edhe një “Hummer” të zi, me të cilin u shfaq në klipin e “100 kile”.