“Sot një muaj”, Stresi nis numërimin e ditëve nga fejesa me Keisin
Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) ka postuar sot në Instagram një foto nga dita e fejesës me Keisin. “Sot një muaj”, shkruan ai poshtë fotos nga momenti kur i vendosi unazën e fejesës në gisht. Stresi duket se e dashuron shumë vajzën mjaft simpatike, të cilën e ka njëkohësisht komshie në lagjen ku jeton në Tiranë. Për revistën “Story” ai deklaroi se kanë bërë plan të organizojnë një ceremoni private martese në Santorini. /Story.al/