Sot nata finale e ‘Festivalit të Këngës’/ Del lista, këto janë emrat e 21 finalistëve
Sot do të mbahet nata finale e Festivalit të 61-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kjo natë ka rezervuar shumë emocione. 21 finalistë do të performojnë duke konkurruar gjithashtu për çmimin e madh dhe të rëndësishëm të festivalit, ku fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin gjigand të ‘Eurovsion 2023’.
5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajna Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono të cilët u bashkohen në natën e sotme finale 16 këngëtarëve të afirmuar të muzikës.
Më poshtë lista e plotë me artistët finalistë dhe këngët pjesëmarrëse:
1. Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi
2. Albina Kelmendi – Duje
3. Elsa Lila – Evita
4. Enxhi Nasufi – Burrë
5. Erma Mici – Kozmosi i dashurisë
6. Evi Reçi – Ma kthe
7. Fabian Basha – Një gotë
8. Fifi – Stop
9. Franc Koruni – Në pritje
10. 2Farm – Atomike
11. Genti Hoxha – Ajër
12 .Gjergj Kaçinari – Dje
13. LYNX – Nëse ke besim
14. Manjola Nallbani – Duaj
15. Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime
16. Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi
17. Rezarta Smaja – N’Eden
18. Rovena Dilo – Motit
19. Serxhio Hajdini – Vështirë
20. Urban Band – Në çdo hap
21. Vanesa Sono – Aroma jonë
Me votat e publikut dhe jurisë sot do të shpallet fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës./ Dosja.al