Sot milioner, Samir Mane kujton jetën në ‘Qytetin Studenti’
Samir Mane është një ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri, një biznesmen e sipërmarrës tejet i suksesshëm. Por siç edhe shpesh ka treguar, Mane nuk lindi i pasur, por u bë i tillë.
Madje në intervistën e dhënë për “Opinion” sonte biznesmeni tregoi edhe për jetën në “Qytetin Studenti”, që siç shprehet e kujton me nostalgji.
“Ishte e varfër, por e bukur. Jeta e studentit në çdo vend është e bukur. Kemi kaluar mirë. Natyrisht për shkak të këtyre gjërave të vogla, me pak ekonomi më të mirë… E kujtoj me nostalgji dhe shokë të vjetër kam, i takoj vazhdimisht edhe nga kjo.”-tha ai.