Sot ka ditëlindjen, ja 10 fakte mbresëlënëse nga jeta e Angela Martinit
Angela Martini, modelja shqiptare me famë ndërkombëtare feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë vendosëm t’ju sjellim 10 fakte mbi jetën e modeles që gjithmonë ka qenë në vëmendje të mediave, shumë e komentuar e shumë e kërkuar në intervista.
1. Angela është larguar nga nëna e saj kur ishte vetëm 10 vjeç. Historinë e ka treguar në librin e saj të parë autobiografik “Dashuri, shpresë, dritë”. Ajo ka rrëfyer se është keqtrajtuar nga njerka dhe babai nuk e besonte, derisa mbushi 18 vjeç dhe i tregoi gjithçka nënës së saj.
2. Angela ka treguar në libër dhe sesi dikush ka tentuar ta rrëmbejë në moshën 10-vjeçare.
“Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë, kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka treguar Angela.
3. Angela nuk e filloi modelingun si shumica e vajzave. Ajo ka treguar se ditën kur u zhvendos në Miami, hyri në një agjenci modelesh dhe prezantoi veten: “Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të bëhem modele!”.
“Ata qeshën, por më pëlqyen”, ka treguar Angela.
4. Angela Martini ka pranuar se ka qenë e lidhur me Kanye West. Ajo ka treguar se e ka mohuar këtë lidhje më parë sepse nuk i pëlqejnë zhurmat e tilla, por tani që është histori e marrë fund, mund ta thotë shumë lehtësisht.
5. Si binjak që është në horoskop, ashtu spontanisht siç nisi karrierën si modele, spontanisht vendosi dhe të martohej. Angela ka treguar se ajo dhe Dragos nuk kishin biseduar kurrë më parë për martesë, por një ditë u zgjuan dhe vendosën të martoheshin.
“S’kemi qenë të përgatitur, s’kemi qenë të fejuar, apo të kemi folur më parë për martesën. Jemi çuar prej gjumit, kemi thënë “Çfarë bëjmë sot? A martohemi?”, ka treguar modelja.
6. Angela është martuar me fustan të zi. Teksa të gjithë vajzat ëndërrojnë të veshin fustanin e bardhë, modelja u martua në Las Vegas me një fustan të zi që bëri shumë përshtypje asokohe, por që sigurisht e bëri të dukej shumë e veçantë nga nuset e tjera.
7. Angela ka luftuar me drejtësinë rumune për të drejtat e bashkëshortit të saj. Kur emri i Dragosit ishte kudo në media, Angela i doli në krah duke u shprehur se përveç dashurisë së madhe që ka për të, ishte gati edhe për të luftuar për të vërtetën dhe padrejtësitë!
8. E pyetur për dhuratën më me vlerë që ka marrë nga Dragos, Angela ka treguar: “Dhurata më me vlerë që kam marrë nga partneri, është qeni im, King. Është dhurata më me vlerë, sepse asnjëherë nuk mund ta mas me para. Dhurata që marr çdo ditë prej tij, është besnikëria dhe dashuria e tij”.
9. Angela Martini ka dhuruar një shumë prej 30 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti. Asokohe ajo shkoi ta vizitonte personalisht Durrësin, për të parë nga afër gjendjen e krijuar pas lëkundjeve të forta të 26 Nëntorit. “Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, shprehej Angela.
10. Angela është e para e famshme shqiptare që ka bërë fëmijë me nënë surrogate. Ajo tregoi se bashkuan vezët dhe spermatozodiet më të shëndetshme duke eleminuar sëmundjet apo rreziqet e tjera. Në këtë mënyrë kishin dhe privilegjin të zgjidhnin gjininë e fëmijës. Sot Angela dhe Dragos janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Kyree Martini Savulescu.