Sot janë të famshëm, njihuni me këngëtarët që u zbuluan në “talent show”

Shumë të rinj te talentuar kanë qenë pjesëmarrës në “talent show” të ndryshëm duke pasur kështu mundësinë që te bëhen pjesë e spektakleve televizive dhe ekranit.Edhe pse disa prej tyre nuk ja arritën që të shkonin në finalen e madhe, pjesëmarrja në këto programe talentesh u dha mundësinë që të merrnin famë dhe të fitonin zemrat e publikut.
Elhaida Dani është një nga këngëtaret, e cila ka marrë pjesë në “Star Academy”, ku ka treguar talentin e saj në këngë dhe që nga ajo kohë është bërë shumë e suksesshme.
Venera Lumani e ka marrë famën shumë më herët se të bëhej pjesë e “The Voice”. Këngëtarja vite më parë gjithashtu ka qenë pjesë e talent show “Star Academy” dhe ende sot vazhdon që të jetë aktive në muzikë.
Filloreta Raçi ose siç të gjithë e njohin Fifi, ka qenë pjesë e audicioneve të “The Voice of Albania”. Përveç se një këngëtare, Fifi njihet edhe për shkrimin e teksteve muzikore.
Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret që ka qenë gjithashtu pjesë e spektaklit të zbulimit të talenteve. Ajo ka qenë një ndër zërat më të pëlqyer në spektaklin “Ethet e së Premtes”.
Shumë këngëtare të tjera, mjaft të njohura për publikun shqiptar në ditët e sotme që kanë marrë famë që nga pjesëmarrja e tyre tek Ethet e së Premtes janë Elvana Gjata, Kamela Islamaj, Kejsi Tola si dhe Vesa Luma.
Samanta Karavella ka qenë po ashtu pjesë e spektaklit Ethet e së Premtes. Edhe pse nuk arriti që të shkonte deri në finale, Samanta shfaqi shumë talent në atë kohë dhe sot vazhdon që të jetë shumë e suksesshme, shkruan Top Channel.