Sot do të mbushte 27 vjeç, Barbana na përloti me urimin për Ergin e ndjerë
Ergi Dini do të festonte ditën e sotme 27-vjetorin e lindjes nëse do të ishte ende në këtë botë. Artistit të ndjerë ju pre jeta në mes në lule të rinisë, në vitin 2016.
Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na theu zemrat të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar janë shumë prekëse.
“Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…Koha kalon, malli shtohet e fjalët pakësohen, sepse nuk kanë më vlerë…
Festo me ëngjëjt, ëngjëlli im, dhimbja ime më e madhe”, shkruan Barbana në dedikimin për të vëllanë.
Si sot dy vite më parë këngëtarja Barbana Dini përmbushi amanetin e vëllait të saj, Ergit, duke bërë publike një këngë që ai e kishte lënë përgjysmë. Kënga me titull “Ku je” erdhi si një homazh për artistin, i cili e kishte punuar vetë një pjesë të tekstit para se të ndërronte jetë. / IconStyle